MASH: Dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është duke vazhduar dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të botuara të cilat do të përdoren në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025. Konform dinamikës së përcaktuar, siç thonë ata, dorëzimi duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është duke vazhduar dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të botuara të cilat do të përdoren në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025. Konform dinamikës së përcaktuar, siç thonë ata, dorëzimi duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator, ndërsa për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe azhurnimi i të gjithë drejtorëve të shkollave.
Vesna Janevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës
“Përgjegjësia juaj është që t’i pranoni tekstet shkollore në afatin të cilin me kohë i’u është treguar nga distributori. Jam e sigurt se secili prej jush ka kuadër të mjaftueshëm në dispozicion dhe mund ta kryeni me sukses angazhimin. Pres që të gjithë të jemi në krye të detyrës, me qëllim që të përgatitemi mirë për të pritur fillimin e vitit të ri shkollor”.
Ministrja gjithashtu shtoi se distributorët nuk e kanë për obiligim të vijnë për herë të dytë apo të tretë në shkollë për dorëzimin e teksteve shkollore dhe se për këtë arsye çdo justifikim i drejtorëve për shtyrjen e pranimit është i papranueshëm.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se së bashku me institucionet tjera kompetente, vazhdon të angazhohet për sigurimin e të gjitha teksteve shkollore tjera për lëndët në arsimin fillor dhe të mesëm për të cilat deri më tani nuk janë miratuar.