MASH pas takimit me delegacionin e BE-së në Shkup: Nëse lind ndonjë problem me Bogojeskin do të marrë masa
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska në takim me përfaqësues të delegacionit të BE-së, në Shkup ka diskutuar çështjen e zgjedhjes së Petar Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Europiane dhe Mobilitet. Informacionin për Portalb.mk e konfirmuan nga Sektori për marrëdhënie me publikun në ministrinë […]


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska në takim me përfaqësues të delegacionit të BE-së, në Shkup ka diskutuar çështjen e zgjedhjes së Petar Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Europiane dhe Mobilitet. Informacionin për Portalb.mk e konfirmuan nga Sektori për marrëdhënie me publikun në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska është takuar me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup për të diskutuar temën e lartpërmendur. Në takim, ministrja Janevska përsëriti qëndrimin e saj se drejtorët e emëruar në institucionet shtetërore duhet të jenë të paanshëm dhe të kryejnë detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse lind ndonjë problem në funksionimin e institucionit, do të merren masat e duhura”, thuhet në përgjigjen e MASH për Portalb.mk.
Ndryshe, delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, ditë më parë ishte prononcuar në lidhje me zgjedhjen Petar Bogojeskit si drejtor i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Europiane dhe Mobilitet.
Nga aty patën konfirmuar se i kanë parasysh shqetësimet e rëndësishme në lidhje me disa nga veprimet dhe deklaratat e tij publike të mëparshme/më të hershme.
“Presim që Drejtori i një Agjencie Nacionale që menaxhon një program kyç të BE-së të mbështesë vlerat themelore të BE-së, të cilat përfshijnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit, ne do diskutojmë këto çështje edhe me Ministrinë e Arsimit”, thanë për Portalb.mk nga delegacioni i BE-së në Shkup.
Kujtojmë se, ardhja e Bogojeskit në krye të ANPAEM u cilësua nga opinioni si skandaloze për faktin se qëndrimet e tij nuk përkojnë me qëllimet e institucionit ku ai është emëruar. Partitë opozitare shqiptare e vlerësuan si “provokim në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane”, ndërkaq koalicioni shqiptar në pushtet VLEN nuk e cilësoi si shqetësim emërimin e Bogojeskit për drejtor.
- LEXO: Skandal: Shkelësi i vlerave të BE-së Petar Bogojeski u emërua në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet
- LEXO: VLEN nuk do kërkojë shkarkimin e Bogojeskit si drejtor në Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Kasami: Nuk kemi ndonjë shqetësim
- LEXO: BDI reagoi për emërimin e Petar Bogoevskit drejtor në Agjencinë për Fonde Arsimore Evropiane: Një vendim i tillë është provokim
- LEXO: ASh Sela: Skandaloze që programet arsimore evropiane në RMV ranë në duart e një antishqiptari dhe antievropiani
- LEXO: FNA për emërimin e Bogojeskit: Qeveria e RMV-së shpërblen racizmin, kufizon shpresat e studentëve shqiptarë