Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë që BFI të hapë shkollën e mesme Medresenë “Isa Beu” në Shkup

Gjykata Kushtetuese sot hodhi poshtë Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – fshati Kondovë, Shkup, i cili u miratua nga Qeveria më 26 mars 2024. Gjykata vendosi se vendimi i Qeverisë ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, sepse Qeveria kishte dhënë pëlqimin e saj, përkatësisht i kishte […]

Prill 30, 2025 - 15:01
 0  4
Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë që BFI të hapë shkollën e mesme Medresenë “Isa Beu” në Shkup
Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI). Foto: Suad Bajrami

Gjykata Kushtetuese sot hodhi poshtë Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – fshati Kondovë, Shkup, i cili u miratua nga Qeveria më 26 mars 2024. Gjykata vendosi se vendimi i Qeverisë ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, sepse Qeveria kishte dhënë pëlqimin e saj, përkatësisht i kishte lejuar Bashkësisë Fetare Islame BFI të jetë themeluese e një shkolle të mesme-gjimnaz, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit për Arsimin e Mesëm, i cili ndalon organizimin dhe aktivitetet fetare dhe shfaqjen e simboleve fetare në shkollat ​​e mesme. Gjithashtu, përmbajtja e Vendimit nuk është në përputhje me Amendamentin VII të Kushtetutës, sipas të cilit bashkësitë fetare mund të themelojnë vetëm shkolla fetare në të cilat mësohet edukimi fetar, pra predikohet dhe studiohet një fe specifike. Gjykata i pranoi si të bazuara pretendimet në nismë se, duke miratuar vendimin e kontestuar, Qeveria shkeli dispozitën kushtetuese mbi ndarjen e shtetit nga çështjet fetare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”, Gjykata Kushtetuese e morimë 26 shkurt 2025.

“Me shqetësim të thellë pranuam lajmin se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut në një procedurë të përshpejtuar dhe larg opinionit publik nis iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së RMV-së, me të cilin Medreseja “Isa Beu” në Shkup themelohet si shkollë e mesme. Nënvizojmë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend”, reaguan atëkohë nga Bashkësia Fetare Islame (BFI).

Ndryshe, Ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, vitin e kaluar kishte deklaruar se maturantët e kësaj medrese nuk do të mund të regjistrohen në fakultetet tjera.

Më 26 mars, ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut në atë kohë, Jeton Shaqiri, ka njoftuar që problemi me mosnjohjen e diplomave për nxënësit e “Medresesë Isa Beu” ishte zgjidhur nga Qeveria. Medresantët paraprakisht kishin reaguar disa herë duke kërkuar që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend.