MASH: Po dorëzohen tekstet shkollore nga klasa I-VII, nxënësit do t’i kenë librat para fillimit të vitit të ri shkollor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullakoset në fillim të muajit qershor, në mënyrë […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullakoset në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor, thonë nga MASh, transmeton Portalb.mk.
Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë.
“Çështjen e teksteve të reja shkollore e zgjidhëm në mënyrë sistematike dhe afatgjate. Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, përkatësisht në procesin edukativo-arsimor”, thonë nga MASh.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut në çdo fillim të vitit shkollor shfaqen problemet, si mungesa e teksteve shkollore, ndërsa në disa tekste shkollore shfaqen edhe gabimet të natyrave të ndryshme.
Ministria për Arsim dhe Shkencë pas përpilimit të programeve të reja mësimore për klasën e shtatë, në nëntor të vitit të kaluar kishte vlerësuar që në shtator librat e reja me konceptin e ri do të jenë në duart e nxënësve.