Durmishi: Nëse çmimet do të rriten në mënyrë drastike muajin e ardhshëm, do të vendosim masa më të rrepta

Ka rezultuar se ka efekt shporta e vjeshtës dhe çmimet e produkteve janë ulur nga pesë deri në dhjetë përqind. Kështu deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret që çmimet e produkteve të rriten pas skadimit të kësaj mase qeveritare deri në fund të muajit, transmeton Portalb.mk. […]

tetor 25, 2024 - 21:01
 0  6
Durmishi: Nëse çmimet do të rriten në mënyrë drastike muajin e ardhshëm, do të vendosim masa më të rrepta
Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ka rezultuar se ka efekt shporta e vjeshtës dhe çmimet e produkteve janë ulur nga pesë deri në dhjetë përqind. Kështu deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret që çmimet e produkteve të rriten pas skadimit të kësaj mase qeveritare deri në fund të muajit, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ai theksoi se kur të përfundojë kjo masë dhe nëse muajin e ardhshëm do të ketë rritje drastike të çmimeve, do të merren masa më rigoroze.

“Ka produkte të caktuara ku çmimet janë ulur shumë pak ose aspak, si buka, qumështi dhe vaji i gatimit. Por ka pasur edhe produkte ku çmimet janë ulur për më shumë se 10 përqind, si mishi, perimet, produktet e qumështit”, tha ai.

Këtë e vërteton edhe shporta sindikale, tha ai, sipas të cilës çmimet e ushqimeve dhe pijeve në tetor janë më të ulëta për më shumë se 900 denarë.

Ai ka theksuar se vendimi i Qeverisë jep rezultate dhe ndihet në xhepat e qytetarëve.

“Kur të përfundojë kjo masë, nëse muajin tjetër do të ketë rritje drastike të çmimeve, do të merren masa më rigoroze”, thotë ai.

Sipas ministrit, muajin e ardhshëm pritet që çmimet të bien sërish për shkak se është në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare.

“Nëse tregtarët i rrisin çmimet në mënyrë drastike dhe e shohim në terren, do të marrim masa, por nëse çmimet janë të qëndrueshme në treg, nuk ka nevojë të merren masa të tjera”, tha Durmishi.

Ai gjithashtu theksoi se shporta e vjeshtës, së bashku me shportën e shkollës, rezulton me ulje të shpenzimeve të një familjeje për 3.000 denarë.

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare ka hyrë në fuqi që nga 28 shtatori. Ai parashikon që më shumë se 2500 produkte bujqësore dhe ushqimore të kenë marzhe të kufizuara deri në 10 përqind (kjo është diferenca midis çmimit me të cilin ata blejnë një produkt të caktuar dhe me të cilin do ta shesin më pas).

Më shumë se 70 produkte ushqimore janë shitur që nga 24 shtatori me marzh fitimi të kufizuar prej 10 përqind, vendim ky i marrë në mbledhjen e qeverisë.

Në listën e shportës së vjeshtës përfshihen produkte nga industria e bukës, mishit, qumështit dhe ëmbëlsirave, si dhe frutat dhe perimet, të cilat nuk do të lejohen të rriten deri më 31 tetor.

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) ka bërë me dije se tregtarët që nuk kanë vendosur etiketën “Më pak kosto, më shumë për ju” në produktet ushqimore bazë që duhet të kenë një marzh të kufizuar fitimi, do të përballen me gjoba.

Kujtojmë se, Qeveria mori vendim që të kufizojë marzhin bruto të fitimit të disa prej produkteve ushqimore bazë në 10% si në shitje me shumicë ashtu edhe me pakicë. Lista e produkteve ushqimore bazë në të ashtuquajturën shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën e konsumit të qytetarëve, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.