Mbahet seancë për koordinim të datave të gjykimit në rastin ndaj “Currit” dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën është mbajtur seanca për koordinim të datave për seancat e radhës në gjykimin Ismet Osmanit-Currit, Ilir Bojkut, Sami Nikës, Mentor Maqanit dhe Adil Thaçit. Në këtë rast, Ismet Osmani, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajde” dhe “Detyrim”, ndërsa i akuzuari […]

Korrik 30, 2024 - 15:30
 0  5
Mbahet seancë për koordinim të datave të gjykimit në rastin ndaj “Currit” dhe të tjerëve
mbahet-seance-per-koordinim-te-datave-te-gjykimit-ne-rastin-ndaj-“currit”-dhe-te-tjereve

mbahet-seance-per-koordinim-te-datave-te-gjykimit-ne-rastin-ndaj-“currit”-dhe-te-tjereve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën është mbajtur seanca për koordinim të datave për seancat e radhës në gjykimin Ismet Osmanit-Currit, Ilir Bojkut, Sami Nikës, Mentor Maqanit dhe Adil Thaçit.

Në këtë rast, Ismet Osmani, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajde” dhe “Detyrim”, ndërsa i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrim”.

Në seancën e së martës prezent ishin prokurori Armend Hamiti dhe të akuzuarit (përveç Currit) me mbrojtësit e tyre: për Ismet Osmanin avokati Besnik Berisha, për Ilir Bojkun avokati Naser Sopjani, për Sami Nikën avokati me zëvendësim Asdren Hoxha, për Mentor Maqanin avokati Naim Rudari dhe për Adil Thaçin avokati Artan Qerkini.

Në koordinim me avokatët, gjykata caktoi seancat e radhës.

Fillimisht, gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi caktoi datat e gjykimit për muajin shtator, mirëpo mbrojtësit e të akuzuarve ishin të zënë në ato data, andaj seancat e radhës u caktuan për muajin tetor.

Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte revokuar dorëzaninë dhe kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Ismet Osmanit, pasi që kishte munguar në seancën e 1 korrikut 2024.

Mirëpo, Apeli e kishte kthyer çështjen në rivendosje, me arsyetimin se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të nenit 384, par.1 të KPPRK-së, ngase shkalla e parë duke vendosur lidhur me masën e paraburgimit ndaj Osmanit, nuk ka vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi dhe nuk ka respektuar procedurat e parapara për caktimin e paraburgimit në raste të tilla. Sipas Apelit, nuk janë analizuar drejt dhe në hollësi raportet shëndetësore të të akuzuarit.

Apeli ia kishte kthyer çështjen në rivendosje Themelores me arsyetimin se nuk janë analizuar dokumentacionet shëndetësore, të cilat Themelorja ka mohuar se i ka pasur në shkresat e lëndës.

Ndërsa, në rivendosje, Themelorja sërish revokoi dorëzaninë ndaj Currit, ndërsa ndaj tij lëshoi urdhërarrest.

Aktakuza ndaj Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit, ishte ngritur më 19 nëntor 2021.

Pesë të akuzuarit, në seancën e mbajtur më 15 korrik 2022 ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë.

Më 23 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendim kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Kosovare Kelmendi, Besnik Berisha, Naser Sopjani dhe Artan Qerkini.

Kurse, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktvendimin e Themelores përmes të cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe, Osmani po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale të fajdesë dhe detyrimit së bashku me Sami Nikën, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin. Kurse, Adil Thaçi ngarkohet për veprën penale “Mashtrimit”. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni, duke klikuar në këtë link.

Osmani në një rast tjetër dyshohet për vrasje në tentativë të ndodhur në qytetin e Graçanicës, të të cilin rast të dyshuar janë edhe djali i tij Armir Osmani, Mentor Beqiri e Behar Halili. Për këtë, ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest tjetër./“Betimi për Drejtësi”.