Mbledhja e Kryesisë së BDI-së, VLEN: Dëshmi se BDI është e frikësuar deri në palcë
Dëshmi se BDI-ja është e frikësuar deri në palcë, kështu e konsideron koalicioni “VLEN” mbledhjen e djeshme të Kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Në kumtesën e këtij koalicioni thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim përdor “Marrëveshjen e Ohrit” dhe “legjitimitetin” si mburojë për krimet dhe dështimet e kësaj partie dhe si defokusim nga […] The post Mbledhja e Kryesisë së BDI-së, VLEN: Dëshmi se BDI është e frikësuar deri në palcë appeared first on InfoShqip.com.
Dëshmi se BDI-ja është e frikësuar deri në palcë, kështu e konsideron koalicioni “VLEN” mbledhjen e djeshme të Kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Në kumtesën e këtij koalicioni thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim përdor “Marrëveshjen e Ohrit” dhe “legjitimitetin” si mburojë për krimet dhe dështimet e kësaj partie dhe si defokusim nga skandalet dhe përgjegjësinë e tyre gjatë, siç thonë, regjimit 22 vjeçar.
“Populli e kuptoi që ju me deklarata për BE po mbroni karriget dhe xhepat tuaj, ndërsa tani me deklarata për legjitimitet po mbroni funskionarët e zhytur në korrupsion për tu përballur me drejtësinë. Është koha të reformoheni dhe të shfrytëzoni opozitën për të bërë reforma kadrovike, programore dhe pragmatike. Karta e Marrëveshjes së Ohrit nuk ju kalon”– thuhet në komunikatën e VLEN. /tvklan.mk
The post Mbledhja e Kryesisë së BDI-së, VLEN: Dëshmi se BDI është e frikësuar deri në palcë appeared first on InfoShqip.com.