Taravari: BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe/ Bekteshi: Kur është miratuar ligji për gjuhët Taravari ka heshtur

Rrjetet socile janë shndërruar në arrenë të përplasjeve politike. Në profiln e tij në FB Arben Taravari për herë të parë ka reaguar lidhur me debatin rreth ligjit të gjuhëve. Ai ka akuzuar BDI-në se në 22 vitet të pushtetit e ka katandisur gjuhën shqipe pasiqë ajo është anonime në dokumentin më të rëndësishëm të […] The post Taravari: BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe/ Bekteshi: Kur është miratuar ligji për gjuhët Taravari ka heshtur appeared first on InfoShqip.com.

shtator 5, 2024 - 23:00
 0  6
Taravari: BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe/ Bekteshi: Kur është miratuar ligji për gjuhët Taravari ka heshtur

Rrjetet socile janë shndërruar në arrenë të përplasjeve politike. Në profiln e tij në FB Arben Taravari për herë të parë ka reaguar lidhur me debatin rreth ligjit të gjuhëve. Ai ka akuzuar BDI-në se në 22 vitet të pushtetit e ka katandisur gjuhën shqipe pasiqë ajo është anonime në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit. Sipas Taravarit BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe.

“E pamësuar në opozitë por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit. Nisur nga një pretendim qesharak si është ai i Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve. Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit. Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve. BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë:

FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia.”

Taravarit I ka reaguar po në FB Kreshnik Bekteshi nga BDI. Ai thotë se Taravri në momentet kur është miratuar dhe diskutriar rreth ligjit të gjuhëve ka heshtur dhe asnjëhe nuk ka diskutuar mi këtë ligj.

“Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë.

Unë dëshmoj që JO. As që e ka interesuar; përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup. Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesmarrjen e ministrave për të dal e vërteta në shesh”, ka shkruar Bekteshi.

Ndryshe Taravari në statusine tij në FB ka akuzuar edhe partit maqedonase por edhe ato shqiptare se e kanë shfrytëzuar pa mëshirë temën e gjuhës. /tvklan.mk

The post Taravari: BDI po e stërmadhon temën me ligjin për gjuhën shqipe/ Bekteshi: Kur është miratuar ligji për gjuhët Taravari ka heshtur appeared first on InfoShqip.com.