Mbyllet protesta e opozitës në sheshin ‘Wilson’, qytetarët nisen drejt Bashkisë së Tiranës

Prej dy orësh, opozita shqiptare është duke protestuar në pesë akset kryesore të kryeqytetit. Pak moment më parë u diskutua një skenar se protestuesit do të grumbullohen në një pike të përbashkët gjatë mbrëmjes së sotme. Siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj, protestuesit të cilët ishin pozicionuar në sheshin Wilson janë nisur për t’iu bashkuar atyre […]

Nëntor 27, 2024 - 00:00
 0  8
Mbyllet protesta e opozitës në sheshin ‘Wilson’, qytetarët nisen drejt Bashkisë së Tiranës

Prej dy orësh, opozita shqiptare është duke protestuar në pesë akset kryesore të kryeqytetit.

Pak moment më parë u diskutua një skenar se protestuesit do të grumbullohen në një pike të përbashkët gjatë mbrëmjes së sotme.

Siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj, protestuesit të cilët ishin pozicionuar në sheshin Wilson janë nisur për t’iu bashkuar atyre te Bashkia e Tiranës.

Duke u larguar nga sheshi Wilson drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe policinë e shteti që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit por merret me qytetarët e thjeshtë.

‘Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim,’ tha Bardhi.