Musliu- Rizvanollit: S’keni faj ju po minatorët, që ju lejojnë me i poshtëru

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duket të jetë nervozuar me mbrojtjen që Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ia bëri Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili i rëndoi minatorët e Trepçës, duke i marrë në pyetje se “kush po vjedh”? Musliu thotë se Rizvanollit nuk i intereson për minatoret që nuk i kanë […]

gusht 25, 2024 - 02:00
 0  8
Musliu- Rizvanollit: S’keni faj ju po minatorët, që ju lejojnë me i poshtëru
musliu-rizvanollit:-s’keni-faj-ju-po-minatoret,-qe-ju-lejojne-me-i-poshteru

musliu-rizvanollit:-s’keni-faj-ju-po-minatoret,-qe-ju-lejojne-me-i-poshteru

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duket të jetë nervozuar me mbrojtjen që Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ia bëri Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili i rëndoi minatorët e Trepçës, duke i marrë në pyetje se “kush po vjedh”?

Musliu thotë se Rizvanollit nuk i intereson për minatoret që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.

“Artane Rizvanolli i paska dalë në krah Sveçles për kërcnimt që ai iu bëri minatorëve. Po ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto (sipas deklarimit te pasurisë) për minatoret që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.

S’kanë faj as Sveçla as Rizvanolli faj kanë minatoret që lejojnë me u poshtru nga të poshtrit. Është dasht me i futë në minierë e me ju thanë hajde shihni si vjedhet dhjetra metra nën tokë e me ti mbajtë aty deri me 9 shkurt”.