Më 10 qershor votohet qeveria e re? VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM të gatshëm për bashkëqeverisje
Më 10 qershor në seancë parlamentare do të votohet përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, bashkë me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen Znam, mëson Televizioni 21. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e mandateve, shumica e re do të ketë 78 deputetë. Paraprakisht ashtu siç kanë njoftuar edhe nga presidenca, presidentja Siljanovska-Davkova, javën […] The post Më 10 qershor votohet qeveria e re? VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM të gatshëm për bashkëqeverisje appeared first on InfoShqip.com.
Më 10 qershor në seancë parlamentare do të votohet përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, bashkë me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen Znam, mëson Televizioni 21. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e mandateve, shumica e re do të ketë 78 deputetë. Paraprakisht ashtu siç kanë njoftuar edhe nga presidenca, presidentja Siljanovska-Davkova, javën që vjen duhet ta japë mandatin për formim të Qeverisë së re.
Marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN tanimë është arritur, pritet të diskutohet vetëm edhe eshaloni i tretë. Mes dy palëve marrëveshja tanimë ka filluar edhe të zbatohet me votimin e Afrim Gashit si i pari i Kuvendit.
“Marrëveshje ka, marrëveshja ka filluar të realizohet dhe fatmirësisht ka filluar të realizohet me pozitën kryesore që ka marrë VLEN, kryetarin e Parlamentit. Eshaloni i parë është kryer, këto ditë grupet punojnë në mënyrë intenzive për ta operacionalizuar marrëveshjen. Kemi kryeparlamentarin, gjashtë ministri, shtatë zv.ministra dhe pesë sekretarë shtetëror, dhe ato dihet cilat do të jenë konkret, dhe një zv.kryeministër të parë”, tha Izet Mexhiti nga VLEN
Pjesë e përbërjes qeveritare do të jetë edhe Lëvizja Znam. Maksim Dimitrievski në intervistë në Kanal 5, tha që presin Mickoski ta marrë mandatin dhe të zyrtarizohen negociatat. Atyre me shumë gjasa do u takojnë dy ministri, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Administratës.
“Kemi biseduar për një numër më të madh të resoreve. Lëvizja Znam është e gatshme të hyjë me kapacitetin dhe kuadrin e saj në numrin më të madh të resoreve dhe të jep kontributin e saj për reforma serioze, stabilitet dhe realizim të programit dhe asaj që premtuam. Gjithsesi një nga ato dy resore që flasim janë edhe këto dy që përmendët ju”, pohoi Maksim Dimitrievski nga ZNAM.
Pasi Mickoski të marrë mandatin, ka afat 20 ditë për formimin e Qeverisë. Meqenëse marrëveshja për bashkëqeverisje është afër finalizimit, nuk pritet të ketë vonesa mbi të njejtën.
Nga ana tjetër nga Fronti Europian vazhdojnë të thonë se legjitimiteti për përfaqësim qeveritar të shqiptarëve u takon atyre pasi konsiderojnë se i kanë fituar zgjedhjet. Duke mos konkretizuar se çfarë hapash do të ndërmarrin, Fronti Europian paralajmëroi masa për mbrojtjen e legjitimitetit. Të dielën është caktuar mbledhje mes liderëve të Frontit Europian, ku siç mëson TV21, do të nënshkruhet non-paper. E njëjta do të përmbajë ankesa deri te faktori ndërkombëtar për, siç thonë, mbrojtjen e legjitimitetit dhe vullnetit të votuesve. Thonë se fituesi i zgjedhjeve tek kampi maqedonas se nuk mund të vendosë se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në pushtet pasi për këtë vendosin qytetarët në zgjedhje.
The post Më 10 qershor votohet qeveria e re? VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM të gatshëm për bashkëqeverisje appeared first on InfoShqip.com.