Më 25 maj në parkun e qytetit Shkup do të mbahet ngjarje në të cilën do të kërkohen aksion i menjëhershëm klimatik
Më 25 maj, në parkun e Qytetit – Shkup, do të mbahet një ngjarje ku do të mund të dëgjoni fjalime nga studiues dhe aktivistë të cilët do të kërkojnë veprim për parandalimin e ndikimeve negative klimatike në vendin tonë, njofton shoqata Go Green, transmeton Portalb.mk. “Ndryshimet klimatike përfaqësojnë një nga kërcënimet më të mëdha […]
Më 25 maj, në parkun e Qytetit – Shkup, do të mbahet një ngjarje ku do të mund të dëgjoni fjalime nga studiues dhe aktivistë të cilët do të kërkojnë veprim për parandalimin e ndikimeve negative klimatike në vendin tonë, njofton shoqata Go Green, transmeton Portalb.mk.
“Ndryshimet klimatike përfaqësojnë një nga kërcënimet më të mëdha për shoqërinë tonë. Ato jo vetëm që ndikojnë në mjedisin dhe shëndetin tonë, por kërcënojnë edhe ekonominë, bujqësinë dhe burimet tona natyrore. Koha për të vepruar është tani, për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për brezat që do të vijnë”, thonë nga Go Green.
Vetë eventi është i veçantë, pasi do të ketë stendat e gjelbra ku do të prezantohen bizneset dhe organizatat vendase, duke promovuar një stil jetese të ndërgjegjshëm për mjedisin. Këto stenda i lejojnë secilit, nëpërmjet shembullit dhe veprimit personal, të kontribuojë për një mjedis më të mirë nëpërmjet ndryshimeve të vogla por domethënëse në zakonet tona të përditshme.
“Gjithashtu, të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për programet dhe aktivitetet që ne ofrojmë për ta përmes pikave të informacionit Go Green. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të përfshihen dhe të bëhen pjesë e aksionit klimatik që është jetik për të ardhmen tonë”, njoftojnë nga Go Green.
Krahas fjalimeve, do të ketë muzikë live nga një grup i përbërë nga të rinj me po aq pasion për këtë temë sa i yni, Vertigo.
Do të ketë aktivitete të ndryshme, lojëra, pikturimi i banderolave dhe fytyrave, të cilat do të kontribuojnë në atmosferën krijuese dhe argëtuese të eventit.
Kujtojmë se një studim i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës (PIK) i publikuar në revistën shkencore “Nature” tregoi se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë deri në vitin 2050 një rënie prej rreth 20% të prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB). Shkencëtarët thanë se kjo shifër do të përkeqësohet nëse vendet nuk arrijnë të përmbushin objektivat për uljen e emetimeve.