Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se nuk punon me ultimatume. Kur para pak kohësh u riaktivizua ideja e ndryshimeve kushtetuese me vonesë në zbatim, VLEN në një përgjigje me shkrim përshëndeti VMRO-DPMNE-në për shqyrtimin e modaliteteve dhe […] The post Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 25, 2024 - 23:30
 0  4
Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se nuk punon me ultimatume. Kur para pak kohësh u riaktivizua ideja e ndryshimeve kushtetuese me vonesë në zbatim, VLEN në një përgjigje me shkrim përshëndeti VMRO-DPMNE-në për shqyrtimin e modaliteteve dhe shtoi se mbeten në afatin e dhënë, pas çka do të shqyrtohen hapat e ardhshëm.

“Unë besoj se brenda 6 muajve të parë të Qeverisë, kryeministri do të zbulojë modelin sipas të cilit do të gjendet zgjidhja për ndryshimet kushtetuese në mënyrë që atë të realizohen dhe përfundimisht të hapim negociatat me Bashkimin Evroian”, tha Arben Fetai.

“Unë me afate dhe ultimatume nuk funksionoj në jetë. Qëndrimi jonë është parimor dhe i qartë dhe këtë e di edhe gjithë Europa, e gjithë bota e di dhe ishte në programin e partisë në zgjedhje. Ne morëm vota nga qytetarët, nuk morëm vota si rezultat i ultimatumit. Unë nuk funksionoj ashtu, e as VMRO-DPMNE-ja”, tha Hristijan Micksoki.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe kërkoi që Micoski të përgjigjet se nëse kur ka biseduar me krerët bullgar Rumen Radev dhe Dimitar Gllavçev ka arritur që të sigurojë kushte më të mira për negociata me BE-në.

“Ata premtuan kushte më të mira në negociata dhe kornizë më të mirë negociuese. Ne këtë do ta presim dhe do të mbështesim çdo përpjekje që kjo të arrihet dhe VMRO-DPMNE-ja, në përputhje me premtimet, por nuk do të mbështesim bllokadë të procesin me asnjëfarë preteksti”, deklaroi Venko Filipçe.

Ndërkaq, MPJ e Bullgarisë dje njoftoi se zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ivan Kondov është takuar me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratzin. Kondov tha se Bullgaria nuk do të devijojë nga ajo që është rënë dakord deri më tani dhe i bëri thirrje vendit që të respektojë konsensusin e arritur në vitin 2022. Kondov e siguroi Sarazin se Bullgaria nuk ka ndërmend të parashtrojë kërkesa të reja, dhe mos përmbushja e obligimeve të marra deri më tani vetëm e pengon procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

The post Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese appeared first on InfoShqip.com.