RMV, të mërkurën do të rivotohet në shtatë vendvotime, sonte në mesnatë nis heshtja zgjedhore
Pasi Gjykata Administrative rrëzoi të 7 paditë e koalicionit të Frontit Evropian, të mërkurën do të rivotohet në 7 qendra votimi në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, transmeton Portalb.mk. Pas simulimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të rivotohet në dy vendvotime në komunat Krushevë dhe Dollnen dhe në […]
Pasi Gjykata Administrative rrëzoi të 7 paditë e koalicionit të Frontit Evropian, të mërkurën do të rivotohet në 7 qendra votimi në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, transmeton Portalb.mk.
Pas simulimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të rivotohet në dy vendvotime në komunat Krushevë dhe Dollnen dhe në një në Ohër, Strugë dhe në komunën e Zhelinës. Në të njëjtën kohë, të njëjtat lista do të vlejnë për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk do të ketë mundësi për paraqitje të listave të reja. Sipas KSHZ-së, ka mundësi për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve. Kjo vlen edhe për anëtarët e këshillit zgjedhor që propozohen nga partitë politike.
Ka mundësi që të ketë ndryshim në ndarjen e dy mandateve për deputetë. Sipas përllogaritjeve të partive, me rivotimin më së shumti mund të humbasë BDI, dy deputetë – nga një në të pestën dhe të gjashtën. Në zonën e gjashtë, Fronti Evropian fitoi 9 mandate kundrejt 7 të koalicionit VLEN. Nëse diferenca në këtë qendër votimi rritet me 80 vota shtesë, atëherë rezultati do të jetë 8:8.
Në NJZ5 është anuluar votimi në 6 qendra votimi. Aty VMRO-DPMNE fitoi 10 deputetë, Fronti Evropian 4 dhe LSDM tre, por pas rivotimit mund të ndodhë që LSDM të fitojë edhe një, si dhe ekziston mundësia që koalicioni Maqedonia jote i udhëhequr nga VMRO DPMNE të marrë një ose dy deputetë, në varësi të përllogaritjes me modelin e Dontit.
Në ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN janë afër shpërndarjes përfundimtare të portofoleve, ndonëse bisedimet mbahen të fshehta pas përcaktimit të parimeve të veprimit të Qeverisë së re. Me rivotimin e të mërkurës, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shpreson në edhe një deputet dhe, siç thotë ai, do të sigurohen 62 deputetë në Kuvend. Synimi i radhës, siç tha ai, është dy të tretat në Parlament.
Një nga drejtuesit e VLEN-it, Arben Taravari, është shprehur optimist për formimin e qeverisë, me mendimin se duhet t’i takojnë gjashtë poste ministrore, si dhe posti i kryetarit në Kuvend.
Taravari më 17 maj të vitit 2024 theksoi se pret që deri në fund të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje për qeverisjen e ardhshme.
Koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DPMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koalicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 13.
- LEXO: Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin dhe gjashtë ministri
- LEXO: Taravari: Deri të premten do të kemi marrëveshje për qeverinë e re
- LEXO: VLEN-i i tregoi disa çështje që u diskutuan në takimin me VMRO-DPMNE-në
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it
- LEXO: Grupet e punës nga VMRO-DPMNE dhe VLEN për formimin e koalicionit qeveritar pritet të fillojnë punën nesër
- LEXO: VMRO dhe VLEN ranë dakord për bashkëpunim për qeverinë e ardhshme