Me apo pa korrdinim – Kasami godet, Mexhiti e Ibrahimi lavdërojnë e Fetai s’di kah të mbajë!
Në një shkëmbim publik të ngrohtë dhe domethënës, lideri shqiptar Izet Mexhiti ka falënderuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, për përkushtimin e tij të sinqertë ndaj çështjeve The post Me apo pa korrdinim – Kasami godet, Mexhiti e Ibrahimi lavdërojnë e Fetai s’di kah të mbajë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një shkëmbim publik të ngrohtë dhe domethënës, lideri shqiptar Izet Mexhiti ka falënderuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, për përkushtimin e tij të sinqertë ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Për fund, dua sinqerisht ta falënderoj ambasadorin Denion Meidani për interesimin e tij të sinqertë,” u shpreh Izet Mexhiti, duke theksuar rolin konstruktiv dhe bashkëpunues të diplomacisë shqiptare në rajon.
Zeqirja Ibrahimi sot në ekspozenë e qeverisjes njëvjeçare të VLEN-it, pasi përmendi me emra ata të cilët nga VLEN dhanë kontributë në shkollën e Nerovës, tha që për shkak të respektit ndaj Shqipërisë dhe ambasadorit Denion Meidani, meritën për këtë punë ia dedikojmë aty.
Por, si Ibrahimi dhe Mexhit nuk mendon Bilall Kasami. Ky i fundit reagoi të premten me tone të ashpra dhe ironi ndaj përfshirjes së ambasadorit të Shqipërisë në Shkup në çështjen e shkollës së Nerovës, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e problemit u atribuua padrejtësisht ndërhyrjes diplomatike dhe jo punës së institucioneve të Maqedonisë së Veriut.
“Është për t’u habitur se si ambasadori e zgjidhi këtë problem. Nuk e di a ndërtoi objektin apo legalizoi tokën apo e kërcënoi shtetin ndoshta me ndonjë armë bërthamore që shteti pastaj të marrë masa adekuate. Mendoj se janë lojëra shumë të ulëta,” deklaroi Kasami.
Por as si Mexhiti e Zeqirjai që nderuan ambasaodorin Meidani, dhe as si Bilall Kasami që e ofendoi atë, Arben Fetai zgjodhi të heshtë në këtë situatë, të paktën në emër e mbiemër të tij. Edhe pse, portali Fol, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Arben Fetai, ka publikuar një editorial të ashpër me qëllim për të përbaltur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.
Ironikisht, vetë Arben Fetai, i cili aktualisht duket se po u jep zë sulmeve ndaj ambasadorit, kishte dalë në mbrojtje të tij vetëm pak muaj më parë. Në shkurt, kur eksponentë të VLEN-it e akuzuan Meidanin për ndërhyrje në vendimin e Arben Taravarit për të tërhequr Aleancën për Shqiptarët nga koalicioni, Fetai kishte shkruar:
“Këto ditë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë. Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e di saktësisht çfarë bën, por që e bën më së miri, me profesionalizëm të lartë dhe një qasje që imponon respekt. Denion Meidani është një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, i vlerësuar në qarqet më të larta diplomatike. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i Shqipërisë, por një figurë që me dinamizmin dhe vendosmërinë e tij po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare. Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon”.
Ky ndryshim i beftë i qëndrimit ngre pikëpyetje mbi motivet reale të sulmeve ndaj ambasadorit Meidani dhe rolin që po luajnë strukturat e VLEN-it në diskreditimin e një diplomati që gëzon respekt në qarqet vendore dhe ndërkombëtare. Flaka
The post Me apo pa korrdinim – Kasami godet, Mexhiti e Ibrahimi lavdërojnë e Fetai s’di kah të mbajë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
