Me duartrokitje e brohoritje Davkova u prit në Sofje, “Po të jem monark absolut do thoja që do e ndryshoja Kushtetutën”

“Rruga e RMV-së për në Europë kalon nëpër korridor”, “Ndaloni gjuhën e urrejtjes”, “Jepuni të drejta bullgarëve”. Këto ishin një pjesë e pankartave me të cilat u prit presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova gjatë vizitës së saj të parë në Sofje. Pas një takimi që zgjati dy orë e gjysmë me presidentin bullgar Rumen Rade, […] The post Me duartrokitje e brohoritje Davkova u prit në Sofje, “Po të jem monark absolut do thoja që do e ndryshoja Kushtetutën” appeared first on InfoShqip.com.

shtator 14, 2024 - 23:00
 0  6
Me duartrokitje e brohoritje Davkova u prit në Sofje, “Po të jem monark absolut do thoja që do e ndryshoja Kushtetutën”

Rruga e RMV-së për në Europë kalon nëpër korridor”, “Ndaloni gjuhën e urrejtjes”, “Jepuni të drejta bullgarëve”. Këto ishin një pjesë e pankartave me të cilat u prit presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova gjatë vizitës së saj të parë në Sofje.

Pas një takimi që zgjati dy orë e gjysmë me presidentin bullgar Rumen Rade, Davkova tha se me dialog mund të arrihet gjithçka. Ajo tha se e ka ftuar presidentin bullgar të jetë mysafir në Maqedoni.

“Nuk jam rastësisht këtu, kam ardhur të flas. Tani sigurisht pres që presidenti të vijë edhe në Shkup. Jam e bindur që pas bisedës së sotme në një atmosferë debati, të këndshme, do të japë fryte. Nuk mund të them se kjo do të ndodhë nesër, por është e rëndësishme që të fillojë. Kush nëse jo njeriu i parë i kombit, babai dhe unë në anën tjetër, mendoj se, përkatësisht jam e sigurt se siç them shpesh mendimi mund të jetë më i shpejtë se drita, nëse dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse respektojmë njëri-tjetrin dhe nëse kemi vullnetin për të kuptuar njëri-tjetrin, atëherë zgjidhja është e kapshme. Ne do të kërkojmë kompromis dhe zgjidhje pa u ndjerë askush i fyer dhe i lënduar dhe pa menduar askush se ata janë harruar”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.

Davkova zbuloi se është biseduar edhe për ndryshimet kushtetuese.

Ne folëm edhe për këtë. Po. Shiko, po të isha monark absolut, mund të thosha se do të ndryshoja Kushtetutën, por deputetët përfaqësojnë qytetarët. Ata votojnë sipas bindjes së tyre, unë nuk mund ta pezulloj demokracinë parlamentare, por sigurisht i kemi diskutuar të gjitha çështjet”, shtoi Davkova.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev theksoi se dialogu në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve duhet të jetë aktiv dhe të stimulojë punën e qeverive, bizneseve dhe shkëmbimet në arsim, shkencë dhe kulturë.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me RMV-në dhe pret që ajo jo vetëm të ndihmojë në afrimin dypalësh kulturor dhe bashkëpunimin ekonomik, por edhe të arrijë përmes saj zgjidhjen e çështjeve të hapura në marrëdhëniet tona. Ato duhet të vendosen në bazë të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë, dhe bashkëpunim, protokolleve të nënshkruara në të dhe Konkluzioneve të Këshillit Evropian nga vera e vitit 2022, të miratuara unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe me pëlqimin e RMV-së”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Davkova ishte në Sofje me rastin e vizitës së Operës dhe Baletit kombëtar, e cila prezantoi operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit në Sofje.

The post Me duartrokitje e brohoritje Davkova u prit në Sofje, “Po të jem monark absolut do thoja që do e ndryshoja Kushtetutën” appeared first on InfoShqip.com.