Zhduket tabela pa gjuhën shqipe në Bllacë. Mexhiti: Edhe një tendencë e BDI-së për destabilizim, BDI: Janë spekulime
Publikimi i një fotografie të tabelës së re e vendosur afër kufirit të Bllacës, në të cilën shkruante “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkaktoi debat mes partive politike në rrjetet sociale, për shkak se në të mungonte gjuha shqipe. Pak metra afër kufirit, Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” dje kishte vendosur dy […] The post Zhduket tabela pa gjuhën shqipe në Bllacë. Mexhiti: Edhe një tendencë e BDI-së për destabilizim, BDI: Janë spekulime appeared first on InfoShqip.com.
Publikimi i një fotografie të tabelës së re e vendosur afër kufirit të Bllacës, në të cilën shkruante “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkaktoi debat mes partive politike në rrjetet sociale, për shkak se në të mungonte gjuha shqipe. Pak metra afër kufirit, Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” dje kishte vendosur dy tabela, por në të dyja mungonte gjuha shqipe. Nuk kaluan pak orë, tabelat tanimë nuk janë.
“As 24 orë nuk mbijetoi tabela informative këtu afër kufirit të Bllacës e ku shkruante “Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut” mirëpo ku mungonte gjuha shqipe. Ishte vendosur në gjuhën maqedonase, në gjuhën angleze dhe në gjuhën frënge. Pas presionit të publikut në rrjetet sociale, tani shohim se është vendosur një tabelë pak më e vjetër mirëpo tani aty figuron gjuha shqipe”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar i TV21.
I pyetur për këto tabela, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, thotë se edhe ky rast ka të bëjë me tentimet për destabilizim nga ana e BDI-së. Shprehet se kjo tabelë është porositur nga ish drejtori i ndërmarjes “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi.
“Edhe ky rast është një tendencë për destabilizim. VLEN e mbuloi turpin e BDI-së. Ajo tabelë është vendosur aty në bazë të atyre 2 km që u stërgjatën atje. Në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rustemi mirëpo ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi i atyre që kanë bërë vite me radhë gabime të këtilla”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.
Ndaj këtyre akuzave reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligji për branitella, janë rezultat i hyrjes në qeveri si humbës dhe si të preferuar të VMROsë. Akuzat nga ana e humbësve, se tabelat në autostradën Shkup – Bllacë janë porositur nga udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë të pavërteta, të pabaza dhe spekulative”, thonë nga BDI.
Megjithatë, tabelat e vendosura dje afër kufirit në Bllacë nuk janë të vetmet ku mungon gjuha shqipe. Derisa udhëtonim deri atje, gjatë rrugës hasëm edhe disa tabela të vendosura vite më parë, e ku mungonte gjuha shqipe. Informatat ishin në gjuhën maqedonase, dhe angleze, si shembujt në vijim.
Nga koalicioni VLEN sot njoftuan se zv.drejtori i ndërmarrjes “Rrugë Shtetërore” Nazim Taipi, do të kryejë hetim të brendshëm për rastin konkret, për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për gabim teknik apo provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.
The post Zhduket tabela pa gjuhën shqipe në Bllacë. Mexhiti: Edhe një tendencë e BDI-së për destabilizim, BDI: Janë spekulime appeared first on InfoShqip.com.