“Me juve deri në vdekje”, vota me mesazh për Arian Tahirin në Mitrovicë

Në kutitë e votimit të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës, është zbuluar një votë e veçantë. Në fletën e votimit, ku është dhënë vota për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, votuesi ka shkruar me dorë një mesazh përkrahjeje. “Me juve deri në vdekje”, shihet të jetë shkruar në

Nëntor 11, 2025 - 20:00
 0
“Me juve deri në vdekje”, vota me mesazh për Arian Tahirin në Mitrovicë
“Me juve deri në vdekje”, vota me mesazh për Arian Tahirin në Mitrovicë

“Me juve deri në vdekje”, vota me mesazh për Arian Tahirin në Mitrovicë

Në kutitë e votimit të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës, është zbuluar një votë e veçantë.

Në fletën e votimit, ku është dhënë vota për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, votuesi ka shkruar me dorë një mesazh përkrahjeje.

“Me juve deri në vdekje”, shihet të jetë shkruar në fletëvotimin e publikuar nga “Jepi Zë”.

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka nisur procesi i rinumërimit të votave, gjë e cila vjen pas dyshimeve për parregullsi. Vendimi për këtë proces është marrë nga Prokuroria Themelore në këtë komunë.