Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari  ka njoftuar se ndaj saj është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, për skandalin me rezervat shtetërore. “Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë

Nëntor 11, 2025 - 20:00
 0
Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit
Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit

Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari  ka njoftuar se ndaj saj është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, për skandalin me rezervat shtetërore.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari./Reporteri.net

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë,
Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.
Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.