Memishi: “Luftë” për kurbanat në myftininë e Tetovës
Elmedin Memishi nga Lëvizja Besa, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur dyshime se brenda myftinisë së Tetovës po bëhet betejë e madhe për përvetësimin e kurbaneve që dhurojnë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Memishi fton besimtarët të kenë kujdes, por në statusin e tij, nuk precizon se kush po e zhvillon […]
Elmedin Memishi nga Lëvizja Besa, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur dyshime se brenda myftinisë së Tetovës po bëhet betejë e madhe për përvetësimin e kurbaneve që dhurojnë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Memishi fton besimtarët të kenë kujdes, por në statusin e tij, nuk precizon se kush po e zhvillon këtë betejë dhe nuk zbulon asnjë emër të personave apo grupeve brenda myftinisë që, sipas tij, po manipulojnë.
“Lufta e madhe në mes vete paska filluar në myftininë e Tetovës, njëri krah: Kurbanën tek ne, tjetri krah kurbanët tek ne. Çfarë mjerimi, e gjitha kjo nuk bëhet për hir të Zotit por për hir të parëve.
Mjer ata që për interesat e kësaj bote bëjnë ç’mos të përfitojnë materialisht. Besimtarët të kenë kujdes, të qëndrojnë larg këtyre manipulatorëve!”, ka shkruar Memishi.