Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i shtabit qendror zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Lideri i opozitës, Memli Krasniqi pasi ka vendosur ta kandidoj Bedri Hamzën për kryeministër, është vendosur në krye të gjithë procesit zgjedhor për t’i dhënë drejtim organizimit […]

dhjetor 25, 2024 - 19:00
 0  4
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i shtabit qendror zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi pasi ka vendosur ta kandidoj Bedri Hamzën për kryeministër, është vendosur në krye të gjithë procesit zgjedhor për t’i dhënë drejtim organizimit e mobilizimit të partisë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtitm

Ky vendim është marrë sot në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin nga kreu i partisë.

Në pozitën e zëvendësshefes së shtabit u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku.

Sipas njoftimit të PDK-së, diskutimet gjatë takimit të sotëm të Kryesisë u përqendruan në hartimin e planit të detajuar të aktiviteteve, përmes të cilave do të mobilizohen strukturat e partisë dhe do të dinamizohet angazhimi qytetar për zgjedhjet e ardhshme.

Nën sloganin “Kosova mundet më mirë”, Partia Demokratike e Kosovës beson thellë se përmes vizionit tonë qeverisës dhe punës konkrete për realizimin e tij, vendi ynë mund të arrijë më shumë në çdo drejtim.

Me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, Partia Demokratike e Kosovës ofron një udhëheqës të dëshmuar, të përkushtuar dhe me program konkret për secilin qytetar.

Hamza është një personalitet i respektuar që gëzon besimin e qytetarëve, si lider që do të sjellë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët dhe të japin mbështetjen e tyre për një qeverisje që reflekton nevojat dhe ambiciet e të gjithëve, pa dallim. Në këto zgjedhje, PDK nuk është thjesht një alternativë, por një zgjidhje që ofron rezultate konkrete për një të ardhme më të mirë.