Memli Krasniqi: Për Mitrovicën e Jugut do të dorëzojmë ankesë në PZAP, vota është e shenjtë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se do të ankohen në PZAP për dyshimet që kanë lidhur me parregullsi në Mitrovicën e Jugut. Krasniqi ka thënë se do të mbajnë edhe sot konferencë për media ku do të shpalosin detaje. Ai ka thënë se duhet të sqarohen dyshimet nga institucionet përkatëse. “Ne

Nëntor 11, 2025 - 12:00
 0
Memli Krasniqi: Për Mitrovicën e Jugut do të dorëzojmë ankesë në PZAP, vota është e shenjtë
Memli Krasniqi: Për Mitrovicën e Jugut do të dorëzojmë ankesë në PZAP, vota është e shenjtë

Memli Krasniqi: Për Mitrovicën e Jugut do të dorëzojmë ankesë në PZAP, vota është e shenjtë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se do të ankohen në PZAP për dyshimet që kanë lidhur me parregullsi në Mitrovicën e Jugut.

Krasniqi ka thënë se do të mbajnë edhe sot konferencë për media ku do të shpalosin detaje.

Ai ka thënë se duhet të sqarohen dyshimet nga institucionet përkatëse.

“Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarit dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen me kujdes dhe plotësisht nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Krasniqi.

 Postimi i plotë:

Prej mbrëmë, menjëherë pas njoftimit nga komisionerët tanë në Mitrovicë për shqetësimet rreth integritetit të procesit zgjedhor atje, kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve. Shqetësimet e paraqitura janë serioze dhe, si të tilla, po i adresojmë në të gjitha instancat dhe adresat përkatëse.

Sot, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë, brenda afatit ligjor, edhe ankesën e saj zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në ora 12:00, në selinë e partisë do të kemi një konferencë për media për të bërë të ditura detajet dhe veprimet tona lidhur me këtë çështje.

Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarit dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen me kujdes dhe plotësisht nga institucionet përkatëse.

Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar, PDK kërkon që çdo procedurë të trajtohet me transparencë, drejtësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor të mbetet i plotë.

Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vërtetë të votuesve me përgjegjësi, qetësi dhe bindjen e plotë se e vërteta do të dalë në dritë.