Mërgimtarët kanë mbushur tregjet e Strugës, thonë se çmimet janë shumë të larta
Sezoni veror ka mbushur shëtitoret e qytetit me ardhjen e mërgimtarëve dhe turistëve të shumtë. Ndërsa është rritur edhe lëvizja nëpër tregje. Tregtarët shprehen të kënaqur me këtë sezon veror, The post Mërgimtarët kanë mbushur tregjet e Strugës, thonë se çmimet janë shumë të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sezoni veror ka mbushur shëtitoret e qytetit me ardhjen e mërgimtarëve dhe turistëve të shumtë. Ndërsa është rritur edhe lëvizja nëpër tregje. Tregtarët shprehen të kënaqur me këtë sezon veror, thonë se blerjet janë rritur me 90%.
“Mërgimtare dhë turistë të shumtë kanë vizituar vendlindjen këtë sezon veror të cilët përveç se kanë mbushur plazhet dhe shëtitoret e qytetit, gjithashtu kanë rritur lëvizjet dhe punën në tregje dhe markete. Tregtarët thonë se janë të kënaqur me veren, sepse puna dhe shitjet janë dyfishuar. Ata thonë se mërgimtarët bëjnë blerje të mëdha, ndërsa tregojnë se çmimet e tregut të gjelbërt nuk kanë ndryshim të madh. Nga ana tjetër mërgimtarët dhe qytetarët e Strugës thonë se çmimet në vend janë shumë të larta për standartin e jetesës”
“Puna është rritut në 90%, ka mërgimtarë, ka edhe turista, mirë është, çmimet janë të njëjta, malli është i mirë, kështu që puna mirë është.”
“Po ka më shumë lëvizje, ka njerëz që kanë ardhur nga jashtë për pushime, ka, mirë është. Për çmimet unë flas për veten, 30 vjet punoj në tregun e gjelbërt, çmimi është njëjtë si 30 vjet më parë, flas për këtë që shes unë, për industrialet nuk e di” – thanë disa nga tregëtarët e anketuar nga TVM2.
“Mirë shumë, njerëz sa të duash. Çmimet katastrofale, gati njëjt si në Zvicër, më shtrejntë, çdo gjë është më shtrejntë, po ja që vijmë në vendlindje, harxhime marramendëse po bëjmë, por çka të bëjmë”
“Çmimet kujt si ti kujtohet i bëjnë, të larta, në krahasim me rrogën, çmimet duhet të lëvizin okej ama të lëvizin edhe rrogat. Çmimet rriten nëpër supermarkete, këto janë produkte bujqësore, këtu ulet çmimi se prishet malli.” – u shprehën disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Qytetarët thonë SE çmimet në vendin tonë ndryshojnë çdo ditë e po shtrejntohen shumë, dhe janë bërë të papërballueshme për standartin e jetës, ndërsa tregtarët thonë se çmimet ndryshojnë sipas tregut.
Megjithatë gjatë verës blerjet janë të shumta dhe me ardhjen e mërgimtarëve rritet edhe ekonomia e vendit. (TVM2)
The post Mërgimtarët kanë mbushur tregjet e Strugës, thonë se çmimet janë shumë të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .