Interpelanca ndaj Gashit, Xhelili: E pa bazë dhe e pa nevojshme

Interpelanca e ngritur nga ana e partis “E Majta”, të cilën e mbështet edhe LSDM-ja opozitare ndaj Kryeparlamentarit Afrim Gashi, është e pa bazë, dhe e pa nevojshme, sepse nuk The post Interpelanca ndaj Gashit, Xhelili: E pa bazë dhe e pa nevojshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 8, 2024 - 22:00
 0  5
Interpelanca ndaj Gashit, Xhelili: E pa bazë dhe e pa nevojshme

Interpelanca e ngritur nga ana e partis “E Majta”, të cilën e mbështet edhe LSDM-ja opozitare ndaj Kryeparlamentarit Afrim Gashi, është e pa bazë, dhe e pa nevojshme, sepse nuk ka argumente të mjaftueshme të cilat do të çonin deri në këtë masë, që një subjekt politik të ngre një vendim të tillë, vlerësojnë analistët politik për TVM2. Sipas Zudi Xhelilit, incidenti i cili ndodhi në aeroportin e Shkupit më shumë ishte incident ku ka munguar komunikimi dhe koordinimi, dhe është vepruar në shpejtësi.

Sipas tij fatmirësisht institucionet kanë reaguar shumë shpejtë, dhe shprehën keqardhjen e tyre për këtë rast, dhe këtu duhet të mbyllet kjo çështje, por jo edhe të egzagjërohet deri në masë që të ngritet interpelancë, e cila sipas Xhelilit më shumë tingëllon si iniciativë për të përfituar ndonjë poen politik, sesa realishtë të kenë shpresë se e njëjta mund të kalon, sidomos në kohën kur shumica parlamentare është stabile.

“Në lidhje me interpelancën e inicuar nga partia “E Majta” apo “Levica” ndaj Kryeparlamentarit Afrim Gashi, mendoj se është e pa nevojshme, përshkak se nuk ka shumë argumente për një interpelancë të tillë. Incidenti i cili ndodhi në airoportin e Shkupit, në lidhje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, reaguan institucionet, por edhe vetë Kryeministri i RMV-së shprehi keqardhje, gjithashtu edhe u kërkua falje për një gjë të tillë, dhe njëzëri e dënuan atë incident. Sa i përkët “Levicës” njihet si parti që ka orientime të tilla, që hulumton që sa më shumë të kete incidente të tilla, me cka duan të tregojnë se janë aktivë” – tha analisti politik, Zudi Xhelili.

Xhelili poashtu u shpreh se një interpelancë e tillë nuk duhet të përkrahet nga asnjë subjekt opozitarë, sepse për një incident të tillë nuk duhet të prishen raportet në mes të dyja vendeve.

“Sa i përket partive të tjera opozitare, unë mendoj se do të kenë mirkuptim, dhe interpelanca nuk do të kalojë. Është prononcuar edhe LSDM-ja, të cilët i kuptoj se duan ta luajnë rolin e opozitës, por ndoshta edhe nga Fronti do ta shfrytëzojnë për politik ditore. Raportet në mes të dyja shteteve të vazhdojnë të jenë të mira, për shkak se Kosova dhe Maqedonia kanë shumë raporte miqësore, ku faktorë kryesorë janë vet shqiptarët” – deklaroi Xhelili.

Xhelili poashtu theksoi se kërkim falja ndaj presidendtes Osmani, hetimi që është duke u kryer nga ana e organeve hetuese, janë dëshmi e mjaftueshme se ky incident nuk ka qenë i dëshiruar as për organet e RMV-së, e kur të shtohet këtu edhe gatishmëria e të dy Kryeministrave për rritjen e shkëmbimit tregtarë, dhe ndërtimin e rrugës Prizeren-Tetovë, tregon se ky llojë komunikimi dhe bashkëpunimi duhet të ushqehet dhe të kultivohet, sepse përpos interesit të bashkëpunimit strategjik e politik, të dyja vendet i ofrojnë edhe lidhjet familjare. (TVM2)

The post Interpelanca ndaj Gashit, Xhelili: E pa bazë dhe e pa nevojshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .