Merr kthesë të re raporti i Ilirianës, Adrit e Shqipes!

Raporti i treshes së BBVK2, Iliriana, Adri e Shqipe u komentua jo pak pasi rrugëtimi 3 muaj e gjysmë mbaroi. Periudha e afërsisë mes tyre u pasua me një ftohje në distancë që u lexua nga ndjekësit. Munguan takimet e përbashkëta por edhe përkrahja për punët në karrierat respektive. E duket se më në fund, […]

shtator 30, 2024 - 09:00
 0  6
Merr kthesë të re raporti i Ilirianës, Adrit e Shqipes!

Raporti i treshes së BBVK2, Iliriana, Adri e Shqipe u komentua jo pak pasi rrugëtimi 3 muaj e gjysmë mbaroi.

Periudha e afërsisë mes tyre u pasua me një ftohje në distancë që u lexua nga ndjekësit.

Munguan takimet e përbashkëta por edhe përkrahja për punët në karrierat respektive.

E duket se më në fund, shoqëria ka gjetur sërish ‘rrugën’.

Nuk mund të thuhet qartë nëse ftesa e dasmës është bërë shkas por Shqipja është parë me të dy së fundmi.

Ajo ka bërë edhe një TIkTok me këngën e re të çiftit që del së shpejti e që ende pa u publikuar është bërë virale në rrjet.

‘E ftuara speciale vjen pa ftesë’, është shprehur ajo me humor.

Zhvillimi është pritur mirë nga ndjekësit e kësaj trio shoqërore që i kanë pëlqyer e përkrahur sa ishin brenda shtëpisë më të famshme në sezonin e dytë që theu çdo rekord shikueshmërie.