Miratohen rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve

Me pesë vota pro Komisioni Rregullator ka miratuar këtë të mërkurë rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve. efekt votimi Sipas rregullores së miratuar hapja e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit dhe regjistrimin e tyre bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, […]

tetor 24, 2024 - 07:00
 0  8
Miratohen rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve

Me pesë vota pro Komisioni Rregullator ka miratuar këtë të mërkurë rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.

efekt votimi

Sipas rregullores së miratuar hapja e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit dhe regjistrimin e tyre bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Kërkesa për regjistrim do të bëhet në mënyrë individuale nga zgjedhësi dhe kjo kërkesë i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesat për regjistrim do të bëhen në platformën elektronike e cila krijohet, nga KQZ. Platforma Elektronike të Regjistrimit, do të jetë pa pagesë për zgjedhësit me qëllim uljen e barrës së kostos tek zgjedhësi.

Në vendim përcaktohet edhe mënyra e shqyrtimit të kërkesave të ardhura dhe përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste.

Gjithashtu, janë parashikuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen dhe kontrollin e procesit të regjistrimit për të siguruar transparencë dhe qasje të të gjithave palëve në çdo hap përgatitor apo të zbatimit të procesit si  e drejta e partive politike, organizatave joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, të njihen me të gjitha elementët e PER.

Vendimi i Komisioni Rregullator erdhi pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e organizatave të diasporës, dhe organizatave të shoqërisë civile.

Pak ditë më parë KQZ iu drejtuar me një shkresë zyrtare të ministrisë së Brendshme, ku kërkonte që të çregjistroheshin qytetarët me banim jashtë vendit, pasi ata do të regjistrohen në një listë të veçantë për zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

I gjithë procesi i çregjistrimit dhe i regjistrimit të qytetarëve me banim jashtë vendit duhet të përfundojë 60 ditë para datë së zgjedhësve, kohë në të cilën KQZ do të miratojë listë përfundimtare të zgjedhësve jashtë vendit.