Mexhiti- Kasanof: SHBA-të, gjithmonë partner dhe aleat i fuqishëm!
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. “Vizitën zyrtare në Uashington, e nisa me takimin me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. Gjatë takimit ku ishte prezente edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e informova për zhvillimet […]
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.
“Vizitën zyrtare në Uashington, e nisa me takimin me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.
Gjatë takimit ku ishte prezente edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e informova për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke ndarë me të përkushtimin e qeverisë sonë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin tonë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit – një problem që e kemi trashëguar, por që jemi të vendosur ta adresojmë me vendosmëri.
Gjithashtu, theksova se integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë dhe se ne po punojmë intensivisht për ta përshpejtuar këtë proces.
SHBA-të kanë qenë gjithmonë një partner dhe aleat i fuqishëm, dhe e falënderova z. Kasanof për bashkëpunimin e ngushtë që kemi si vende anëtare të NATO-s, duke vlerësuar rolin e SHBA-ve si model për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin.
Nga ana e tij, z. Kasanof shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin e tyre për të na ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në këtë periudhë të sfiduar nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë”, ka shkruar Mexhiti.