Mexhiti nga Uashingtoni flet për Qeverinë e re: “Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik”

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për bashkëqeverisjen me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Ai tha se qeveria e re nuk […] The post Mexhiti nga Uashingtoni flet për Qeverinë e re: “Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik” appeared first on InfoShqip.com.

shtator 10, 2024 - 23:00
 0  9
Mexhiti nga Uashingtoni flet për Qeverinë e re: “Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik”

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për bashkëqeverisjen me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Ai tha se qeveria e re nuk bart hipoteka nga e kaluara, por si partnerë janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

“Na duhet pak kohë për t’u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

E në pyetjen për ndryshimet kushtetuese, mbi atë se si do ta bindin VMRO-DPMNE-në në debllokimin e rrugës euro integruese, Mexhiti tha se nuk ka nevojë, ngaqë sipas tij VLEN dhe DPMNE kanë qëllime të përbashkëta në këtë drejtim.

“Si subjekt politik në Parlament dhe në skenën politike vetëm Levica është – anti-NATO dhe anti-BE. Të gjitha subjektet e tjera politike, pavarësisht se nga vijnë, shqiptarë apo maqedonas, thonë se rruga e vetme është NATO dhe BE. Në parim, partneri ynë VMRO-DPMNE sheh të njëjtën gjë si ne. Ne po punojmë me ta dhe me partnerë strategjikë për ta përshpejtuar këtë proces, sepse është në të mirë të të gjithë qytetarëve në vend”, shtoi Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti do të takohet me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Këshillit Atlantik të këtij viti.

The post Mexhiti nga Uashingtoni flet për Qeverinë e re: “Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik” appeared first on InfoShqip.com.