Mexhiti: Pensionet u rritën

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre me rritje prej 2500 denarësh, nga ky shtator. “Pensionet u rriten! Pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre me rritje prej 2500 denarësh, nga ky shtator. Koalicioni VLEN ka realizuar një ndër premtimet kryesore të platformës së saj – rritjen […] The post Mexhiti: Pensionet u rritën appeared first on InfoShqip.com.

shtator 12, 2024 - 23:00
 0  5
Mexhiti: Pensionet u rritën

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre me rritje prej 2500 denarësh, nga ky shtator.

“Pensionet u rriten!

Pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre me rritje prej 2500 denarësh, nga ky shtator.

Koalicioni VLEN ka realizuar një ndër premtimet kryesore të platformës së saj – rritjen e pensioneve, kështu duke u përkushtuar për të siguruar një pleqëri më dinjitoze për pensionistët.

Takimi im i fundit me pensionistët, i mbajtur para dy muajsh, ishte momenti ku shpallëm këtë lajm të mirë. Dhe nga ky shtator, ata do të përfitojnë rritjen e parë të pensioneve prej 2500 denarësh, ndërsa faza e dytë e rritjes, gjithashtu prej 2500 denarësh, do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2025.

Kjo rritje u mundësua falë votimit PRO të deputetëve tanë në seancën e sotme të Kuvendit, duke miratuar Ligjin për rritje lineare të pensioneve”, ka shkruar Mexhiti.

The post Mexhiti: Pensionet u rritën appeared first on InfoShqip.com.