Mexhiti: Po e ripërsëris, Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kaloi
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar edhe një herë sot lidhur me pr/ligjin për “branitellat” të propozuar nga LSDM-ja, duke u zotuar se i njejti nuk do të kalojë. “PO E RIPËRSËRIS edhe njëherë ashtu siç e thash edhe mbrëmë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat NUK KALOI! BDI nëpërmjet LSDM-së fut Ligjin […]
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar edhe një herë sot lidhur me pr/ligjin për “branitellat” të propozuar nga LSDM-ja, duke u zotuar se i njejti nuk do të kalojë.
“PO E RIPËRSËRIS edhe njëherë ashtu siç e thash edhe mbrëmë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat NUK KALOI!
BDI nëpërmjet LSDM-së fut Ligjin e Branitellave në rend dite në Kuvend!
BDI nëpërmjet LSDM-së dhe LEVICËS sulmon kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe dëshironin shkarkimin e tij vetëm pse është shqipëtarë.
BDI nëpërmjet LSDM-së dëshiron ta shfuqizon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare!
Ama JO, të gjitha këto mbeten vetëm tentativa të dështuara sepse VLEN është garantues i të drejtave të shqiptarëve në këtë vend!
Ju nuk mund ti dëmtoni shqiptarët aq sa ne kemi GUXIMIN dhe FUQINË TI MBROJMË!”, ka shkruar Mexhiti.