Mexhiti priti Çejkun: Më tha Shkupin e kam në zemër, s’e ndajë nga Tirana!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot ish ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. “Shkupin e kam në zemër. Se ndaj dot nga Tirana.” Këto ishin fjalët e para të Arbenit, sapo hyri në zyrën time, ka shkruar Mexhiti. “Sot përmbylla ditën me një takim shumë të veçantë me një mik të çmuar, […]

shtator 18, 2024 - 23:00
 0  6
Mexhiti priti Çejkun: Më tha Shkupin e kam në zemër, s’e ndajë nga Tirana!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot ish ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.

“Shkupin e kam në zemër. Se ndaj dot nga Tirana.” Këto ishin fjalët e para të Arbenit, sapo hyri në zyrën time, ka shkruar Mexhiti.

“Sot përmbylla ditën me një takim shumë të veçantë me një mik të çmuar, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejkun, i cili më vizitoi për të më uruar për detyrën e re.

Biseda jonë filloi në derë, ende pa u ulur mirë. Qëndronim në këmbë dhe thelloheshim në bisedë, si të ishim duke udhëtuar prapa në kohë, duke folur për periudhën kur ai jetonte e vepronte në Shkup.

Një nga momentet më mbresëlënëse të takimit ishte kur Arbeni ndau tregime të gjalla nga koha e tij në vendin tonë, ngjarje që nuk m’i kishte përmendur më herët. Ai fliste me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe dashurie për qytetin e Shkupit dhe për njerëzit që e kishin pritur kur kishte ardhur, me shumë ngrohtësi. Në ato tregime, Arbeni sikur ndante me ne një pjesë të shpirtit të tij dhe lidhjen e thellë që ndjeu me shqiptarët e Maqedonisë dhe vendin që, siç thotë ai, ndihej si në shtëpinë e tij. Çdo fjalë e tij ishte një shprehje e dashurisë dhe respektit për këtë vend dhe për të gjithë ata që e bënë qëndrimin e tij këtu të paharrueshëm.

E unë, sigurisht u ndjeva shumë krenar për bashkëkombasit e mi dhe për zemërgjërësinë dhe fisnikërinë e tyre!

Sot, Arbeni ka marrë një rol të ri dhe të rëndësishëm si drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë në Tiranë. E përgëzoj për këtë arritje dhe përkushtimin e tij të palodhur në shërbim të atdheut. Jam i sigurt që do të vazhdojë të kontribuojë me të njëjtin pasion dhe përkushtim në detyrën e re.

Me zemër të hapur dhe falënderime të sinqerta, i uroj Arbenit suksese të mëtejshme. Shpresoj që rrugët tona të vazhdojnë të jenë të lidhura dhe që të kemi mundësi për t’u ndihmuar njëri-tjetrit dhe vendeve tona!”, e mbyll postimin e tij Mexhiti.