Pas mbi 14 orësh pa rrymë, u sanua defekti për një pjesë të Shkupit që mbeti pa energji elektrike për shkak të motit

Banorët e disa lagjeve në Shkup tani kanë rrymë pas 15 orësh pa energji elektrike të shkaktuar nga stuhia që përfshiu pjesë të Shkupit. EVN Maqedoni e sanoi defektin me vonesë më të madhe dhe njoftuan se ishte një defekt i ndërlikuar që kërkonte më shumë punë, transmeton Portalb.mk. Nga dje Elektrodistribucija ka bërë të […]

Korrik 19, 2024 - 19:30
 0  5
Pas mbi 14 orësh pa rrymë, u sanua defekti për një pjesë të Shkupit që mbeti pa energji elektrike për shkak të motit

Banorët e disa lagjeve në Shkup tani kanë rrymë pas 15 orësh pa energji elektrike të shkaktuar nga stuhia që përfshiu pjesë të Shkupit. EVN Maqedoni e sanoi defektin me vonesë më të madhe dhe njoftuan se ishte një defekt i ndërlikuar që kërkonte më shumë punë, transmeton Portalb.mk.

Nga dje Elektrodistribucija ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemit.

Sipas “Elektrodistribucija”, shkak për këtë situatë janë bërë dy linja të transmetimit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Istoku”, të cilat janë pa tension për shkak të stuhisë.

Ekipet e “Elektrodistribucija”-s, siç bëjnë të ditur nga atje, kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes për të hequr defektin.

“Po zhvillohet një procedurë për kthimin e energjisë për përdoruesit e prekur nga ndërprerja. Furnizimi pritet të stabilizohet për rreth një orë”, njoftuan mëngjesin e sotëm nga EVN Maqedoni.

Stuhia e djeshme, edhe pse jetëshkurtër, ka shkaktuar sërish dëme të tjera në lagjet e Aerodrom dhe Autokomandë, si pemë të rrëzuara, makina dhe çati të dëmtuara, banesa të përmbytura.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftime për 35 drunj të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara. Më shumë informacione do të njoftohen nga QKM gjatë ditës së sotme.