Mexhiti: Stoilkoviqi nuk është faktor, unë jam koordinator për Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka komentuar reagimet e ministrit serb Stoikoviq rreth kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mexhiti tha se, reagimi i tij është e drejtë individuale, por duket se ai nuk është i kënaqur dhe komod me thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë. “Reagimi i Stoikolviqit është e drejtë individuale, po ndoshta […] The post Mexhiti: Stoilkoviqi nuk është faktor, unë jam koordinator për Marrëveshjen e Ohrit appeared first on InfoShqip.com.

gusht 6, 2024 - 02:30
 0  5
Mexhiti: Stoilkoviqi nuk është faktor, unë jam koordinator për Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka komentuar reagimet e ministrit serb Stoikoviq rreth kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mexhiti tha se, reagimi i tij është e drejtë individuale, por duket se ai nuk është i kënaqur dhe komod me thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

“Reagimi i Stoikolviqit është e drejtë individuale, po ndoshta ai nuk është i kënaqur dhe komod me thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Sa i përket serbëve në Kosovë, ata i gëzojnë të gjitha të drejtat me 4 për qind të popullsisë, përfshirë këtu gjuhën zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe në të gjitha nivelet, përfshirja e tyre në administratë, vendet e rezervuara në Parlament… ejt. Duket qartë se Kosova është një model që do ta dëshironte cdo komunitet i vogël me 4 për qind, gjithandej në rajon dhe Evropë. Por nuk është faktor Stoilkoviqi, sepse ka vendim në qeveri që koordinator për Marrëveshjen e Ohrit do jem unë dhe është në patronazhin tonë. Ne do tiu njoftojmë për të gjitha aktivitetet rreth respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Dikush po mundohet me lajmet të rreme të krijoj tema, por nuk mund ta hedhin nën hije vizitën e kryeministrit shqiptarë në Maqedoni dhe të mirat që do pasojnë për qytetarët e të dyja vendeve” u shpreh Mexhiti. (INA)

The post Mexhiti: Stoilkoviqi nuk është faktor, unë jam koordinator për Marrëveshjen e Ohrit appeared first on InfoShqip.com.