Mexhiti takoi Geer-in
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ka takuar sot ambasadorin e e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer. “Ditën e filluam me një takim të përzemërt me ambasadorin e Bashkimit Evropian, SH.T. David Geer. Me shkëlqësinë e tij, z. Geer biseduam gjerë e gjatë për shumë tema aktuale që preukopojnë vendin tonë. Gjatë bisedës, […]
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ka takuar sot ambasadorin e e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.
“Ditën e filluam me një takim të përzemërt me ambasadorin e Bashkimit Evropian, SH.T. David Geer.
Me shkëlqësinë e tij, z. Geer biseduam gjerë e gjatë për shumë tema aktuale që preukopojnë vendin tonë. Gjatë bisedës, rikonfirmova qëndrimin tonë rreth të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se integrimi në BE është caku ynë përfundimtar politik.
Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane.
Delegacionin e BE-së e falenderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Diskutuam për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II. U evidentuan sfidat dhe përkushtimi i Ministrisë dhe Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së.
Në kuadër të qeverisjes sonë të përgjegjshme, do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për të ruajtur frymën evropiane në Maqedoni të Veriut, një prioritet i panegociueshëm. E falënderova ambasadorin Geer për mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të BE-së, ndihmë që nuk ka munguar asnjëherë”, ka shkruar Mexhiti.