Mickoski: Ambasadorët evropian nuk duhet të zemërohen për miqësinë me Orbanin
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ambasadorët evropianë nuk duhet të inatosen me kredinë e marrë nga Hungaria sepse kjo është një çështje e brendshme. “Ne do të kursejmë si shtet 120 milionë euro me kredinë nga Hungaria, në vend që të marrim kredi nga diku tjetër, me arsyetimin se interesi prej 3.25 për qind është […]
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ambasadorët evropianë nuk duhet të inatosen me kredinë e marrë nga Hungaria sepse kjo është një çështje e brendshme.
“Ne do të kursejmë si shtet 120 milionë euro me kredinë nga Hungaria, në vend që të marrim kredi nga diku tjetër, me arsyetimin se interesi prej 3.25 për qind është shumë më i ulët se interesi që do të merrej nga huadhënësit e tjerë”, tha kryeministri Hristian Mickoski në “Top Tema”.
Nga ana tjetër, i pyetur nëse ambasadorët evropianë nuk i janë inatosur për miqësinë me Orbanin, ai thotë se është çështje e brendshme e shtetit.
“Pse ambasadorët evropianë të më zemërohen për miqësinë me kryeministrin e një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s”, pyeti Mickoski.