Mickoski: Bullgaria dëshiron të na tërheqë në retorikën e saj parazgjedhore, të mos biem në kurth
Të mos biem në grackën për t’u tërhequr në fushatën parazgjedhore dhe në retorikën e fqinjit tonë lindor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë për MIA-n nga Zagrebi. Ai e tha këtë duke vlerësuar se në periudhën në vijim, politikanët në Bullgarinë fqinje do të përpiqen ta përfshijnë vendin në retorikën e tyre […]
Të mos biem në grackën për t’u tërhequr në fushatën parazgjedhore dhe në retorikën e fqinjit tonë lindor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë për MIA-n nga Zagrebi. Ai e tha këtë duke vlerësuar se në periudhën në vijim, politikanët në Bullgarinë fqinje do të përpiqen ta përfshijnë vendin në retorikën e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e planifikuara për në tetor dhe kështu, siç shtoi ai, para miqve nga bashkësia ndërkombëtare “të na portretizojnë si të djallëzuar dhe të këqij dhe se krijojmë grindje dhe trazira”, transmeton Portalb.mk.
“U bëj thirrje qytetarëv, politikanëve, atyre që i mendojnë mirë atdheut dhe qytetarëve, të mos bien në këto provokime, ajo do të ndodhë, ne kemi qëllimin tonë strategjik, e dimë se në cilën rrugë duhet të ecim, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë presin qytetarët nga ne dhe ne duhet të japim atë që ata presin”, tha Mickoski nga Zagrebi.
Kjo, siç vlerësoi kryeministri, është një nga dy sfidat kryesore me të cilat do të përballemi si shtet në periudhën e ardhshme. Sfida e dytë, përsëriti Mickoski, është përpjekja e strukturave të brendshme për të krijuar jostabilitet dhe trazira në vend.
“Është një koalicion njerëzish të manipuluar, por edhe njerëzish që e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë me paratë e fituara kriminalisht dhe për të mbrojtur të gjitha, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që pason, do të përpiqen në çdo mënyrë që të krijojnë trazira, po e destabilizojnë situatën në Maqedoni, sepse janë të vetëdijshëm se kjo qeveri ka një ambicie shumë të fortë për t’i korrigjuar gabimet që i kanë bërë”, shtoi Mickoski.
Këtë shfaqje, në të cilën, shtoi Mickoski, këto qendra të pushtetit brenda dhe jashtë vendit do të mundohen të na sjellin, “duhet t’i shikojmë nga lart sepse nuk e meritojnë vëmendjen tonë”.
Ndryshe, me formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka filluar edhe acarimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja.
Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me në vitin 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.