Mickoski dhe Mexhiti bashkë në seancën solemne për 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u pa bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti në seancën solemne për Marrëveshjen e Ohrit. “Kjo pjesëmarrje tregon një qasje të re dhe angazhim më të madh të institucioneve shtetërore ndaj kësaj ngjarjeje historike. Kujtojmë se në të kaluarën partia shqiptare në pushtet, BDI nuk kishte mundur të sjellte […]

gusht 13, 2024 - 17:00
 0  4
Mickoski dhe Mexhiti bashkë në seancën solemne për 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u pa bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti në seancën solemne për Marrëveshjen e Ohrit.
“Kjo pjesëmarrje tregon një qasje të re dhe angazhim më të madh të institucioneve shtetërore ndaj kësaj ngjarjeje historike.
Kujtojmë se në të kaluarën partia shqiptare në pushtet, BDI nuk kishte mundur të sjellte ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për ta shënuar këtë marrëveshje, madje as për një koktej rasti. Ndërsa sot, vetë pjesëmarrja e kryeministrit Mickoski, nënvizon rëndësinë e re që i jepet Marrëveshjes së Ohrit në skenën politike të vendit”, thonë nga koalicionit VLEN.