Sela: Po bëhen përpjekje për t’u rrënuar paqja në Maqedoninë e Veriut (Video)
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. “Po në të njëjtën kohë […]
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr.
Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit.
“Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara nënshkrimit të MO-së. Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që i ka e që shkeleshin më shumë ato të popullit shqiptar këtu në Maqedoni”, tha Sela, raporton SHENJA.
Sela tha se Fronti Evropian ka legjitimitetin nga ana e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve dhe e kanë obligim dhe të drejtë për ta mbrojtur këtë legjitimiteti të shprehur me votë.