Mickoski: Gashi të kërkojë falje nëse ka thënë se Kosova është atdheu i tij
Mandatari i qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, ka thënë sot se nuk e ka dëgjuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi se atdheu i tij është Kosova dhe tha se nëse është kështu, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve. sa me shpejt te jete e mundur, transmeton Portalb.mk. “Nuk e kam dëgjuar deklaratën e […]
Mandatari i qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, ka thënë sot se nuk e ka dëgjuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi se atdheu i tij është Kosova dhe tha se nëse është kështu, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve. sa me shpejt te jete e mundur, transmeton Portalb.mk.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Afrim Gashit. Mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Dhe nga ajo që kam biseduar me zotin Afrim Gashi, kam dëgjuar personalisht nga ai se atdheu ynë i përbashkët është Maqedonia jonë e përbashkët. Nuk di për një deklaratë të tillë, nuk kam dëgjuar. Por nëse ka një deklaratë të tillë atëherë ai duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejt, sepse nga këtu merr rrogë dhe është zgjedhur nga maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, boshnjakët për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasndarjes së mandatit në vilë Vodno.
Në lidhje me shkrimet për BDI-në dhe se ka pasur ofertë për të hyrë në Qeveri, Mickoski tha se i ka parë deklaratat etnocentriste të disa zyrtarëve të BDI-së dhe se ndoshta në atë mënyrë duan të rifusin provokime etnike në bashkëjetesë në Maqedoni. Nëse vazhdojnë kështu, shtoi ai, shumë shpejt do të dalë e vërteta.
“I shoh deklaratat etnocentrike që vijnë nga ndonjë zyrtar i BDI-së. Ndoshta në këtë mënyrë ata duan të rifusin provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni me faktin se këto negociata për formimin e qeverisë dhe institucioneve të ardhshme do të reduktohen në pyetjen se sa shqiptarët, maqedonasit, serbët, vllehët dhe pjesa tjetër kanë marrë. Po e shikoj nga afër këtë lojë, një lojë shumë e rrezikshme e individëve që kanë luajtur rrezikshëm gjatë shtatë viteve të fundit. E nëse vazhdojnë kështu, shumë shpejt nga sot do të dalë e vërteta”, tha Mickoski.
Sa i përket negociatave me VLEN-in dhe ZNAM-in, ai tha se nuk do të donte që këto negociata të ishin shifra, dhe të shiheshin numerikisht.
“Mbi të gjitha dëshiroj që të jetë një proces që do të shtojë vlerë, proces i zgjidhjeve dhe vendimeve cilësore dhe mendoj se ashtu është”, tha Mickoski.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë një interviste për RTK, ndër të tjera ka folur për historinë e familjes së tij, e cila në vitet e 50-ta nga shekulli i kaluar ishte shpërngulur nga Kaçaniku për në Shkup. Në këtë kontekst ai tha se është i lidhur me Kosovën, është si atdhe, pasi është vendi i prindërve të tij.
“Gjatë viteve të 50-ta gjyshi im ka punuar në Shkup dhe për arsye teknike të mosqarkullimit të transportit të vështirësuar në atë kohë ka blerë shtëpizë të vogël në qendër të Shkupit dhe ka marrë familjen këtu, por me të ndodhur tërmeti janë kthyer sërish në vendlindje për një kohë të shkurtër, pastaj janë kthyer sërish në Shkup dhe prej atëherë gjyshi im, xhaxhallarët, hallat e mija jetojnë në Shkup. Unë kam lindur në Shkup, kurse dy xhaxhallarët e mi kanë vazhduar të jetojnë në Begracë të Kacanikut. Fëmijët që kanë lindur në vitet 90, 91, ndoshta e kanë më rëndë ta kenë atë ndjesi, por për mua është atdheu , vendi i prindërve të mi dhe bashkëndjejë gjithçka që ndodh në Kosovë.”, deklaroi Afrim Gashi, i cili më pas shtoi se mjaftueshëm i viziton familjen atje, dhe se është i lidhur shumë me Kosovën.