Platforma shtetërore për statistika gjinore vetëm për ata që dine maqedonisht dhe anglisht, nuk ka të dhëna në shqip

Për të përmirësuar qasjen në të dhënat gjinore, Enti Shtetëror i Statistikave në bashkëpunim me UN Women kanë krijuar platformë me statistika gjinore. Por, kjo platformë është e mbushur me informata vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa në shqip nuk ka të dhëna, figurojnë vetëm disa përshkrime sa për sy e faqe. Enti arsyetohet, kurse […]

qershor 6, 2024 - 16:00
 0  5
Platforma shtetërore për statistika gjinore vetëm për ata që dine maqedonisht dhe anglisht, nuk ka të dhëna në shqip
Prinstscreen nga ueb faqja për statistika gjinore e Entit Shtetëror për Statistika

Për të përmirësuar qasjen në të dhënat gjinore, Enti Shtetëror i Statistikave në bashkëpunim me UN Women kanë krijuar platformë me statistika gjinore. Por, kjo platformë është e mbushur me informata vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa në shqip nuk ka të dhëna, figurojnë vetëm disa përshkrime sa për sy e faqe. Enti arsyetohet, kurse shoqëria civile e konsideron diskriminim të dyfishtë, shkruan Portalb.mk.

Versioni në gjuhën shqipe i kësaj ueb-faqe është i vakët në krahasim me versionin në maqedonisht dhe anglisht mungojnë të dhënat dhe vizualizimet. Funksionale janë vetëm disa linqe sa për sy e faqe që të lidhin me faqen kryesore të Entit dhe që edhe ata janë në gjuhën maqedonase.

Pjesët me të dhëna të detajuara si ajo e shoqërisë informatike, popullatës, arsimit dhe shkencës, zhvillimi i qëndrueshëm, tregu i punës, statistikat sociale dhe gjyqësori nuk janë në shqip.

Prinstscreen nga ueb faqja për statistika gjinore e Entit Shtetëror për Statistika
Prinstscreen nga ueb faqja për statistika gjinore e Entit Shtetëror për Statistika

Pyetëm Entin Shtetëror të Statistikave se pse mungojnë të dhënat në gjuhën shqipe, por nga atje shkurt u arsyetuan se ata nuk kanë përgjegjësi.

“Platforma për statistika gjinore është e lidhur automatikisht me bazën e të dhënave Makstat, e cila është në gjuhën maqedonase dhe angleze. Për këtë arsye platforma është në gjuhën maqedonase dhe angleze”, thanë nga Enti Shtetëror i Statistikave për Portalb.mk.

Kërkuam informacion se nëse është në plan që kjo bazë të përkthehet edhe në shqip, por nga atje nuk na dhanë përgjigje për këtë.

Nga ana tjetër, nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” këtë e konsiderojnë diskriminim të dyfishtë.

“Gratë shqiptare në këtë vend diskriminohen dyfish – e para, sepse janë shqiptare ndërsa e dyta për faktin që janë gra. Mohimi që ata të informohen në gjuhën amtare për çështje të rëndësishme, që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, jo vetëm që është diskriminiues por edhe shkelje e ligjeve pozitive në vend. Një një kohë si kjo ku ka infodemi, të jesh e informuar me statistika zyrtare është domosdoshmëri, jo luks”, thanë nga Mollëkuqja për Portalb.mk.

Ndryshe kjo platformë mund të qaset nga faqja kryesore e EShS-së stat.gov.mk ku e njëjta shfaqet në këndin e djathtë anash, apo direkt nga platforma rodovistatistiki.stat.gov.mk. E njëjta paraqet mjet për rishikimin interaktiv të treguesve statistikor gjinor-senzitiv, të cilët shfaqen në mënyrë grafike e cila është më e lehtë për t’u kuptuar.

Kujtojmë që në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut ishte theksuar se institucionet publike nuk mbajnë evidencë mjaftueshëm dhe kësisoj, kjo mungesë e të dhënave të besueshme, të ndara sipas gjinive krijon kufizime të konsiderueshme në zhvillimin e politikave të rëndësishme në këtë drejtim.