Mickoski: Ka dyshime për keqpërdorime në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve

“Me sa di unë, ka indicie për abuzime, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia, përmes shpalljeve të manipuluara, zgjedhjeve e të ngjashme. Ka indikacione të tilla, nëse do të vërtetohen do të tregojë MPB-ja”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për bastisjen […]

Korrik 26, 2024 - 21:30
 0  6
Mickoski: Ka dyshime për keqpërdorime në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve

“Me sa di unë, ka indicie për abuzime, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia, përmes shpalljeve të manipuluara, zgjedhjeve e të ngjashme. Ka indikacione të tilla, nëse do të vërtetohen do të tregojë MPB-ja”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për bastisjen e djeshme në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Kryeministri Mickoski shtoi se nëse vërtetohen këto indikacione, do të jetë një dëshmi më shumë se Prokuroria dhe gjyqësori janë të kapur nga partia.

“Por, nëse vërtetohet, nga ajo që kam në dispozicion, është një hap tjetër drejt faktit që realisht kemi një prokurori dhe gjyqësor të kontrolluar dhe të kapur nga partia dhe nuk më habit që besimi është vetëm dy për qind”.

“Ne do të vazhdojmë në vazhdimësi luftën kundër kriminelëve në sistemin e drejtësisë. Po e përsëris, bëhet fjalë për përjashtime. Kemi shumë prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, por fatkeqësisht janë në prapavijë, këta janë në radhë të parë të paktë dhe prandaj situata është kështu, pra besimi është dy për qind modest”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski u shpreh i vendosur se në vend duhet të mbizotërojë drejtësia.