Mickoski komenton “propozimin për kantonizimin e shtetit”: Janë tentime për prishjen e karakterit unitar të shtetit

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportimet në media se disa ekpertë ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI-ja dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, janë duke analizuar disa variante të ndarjes së Maqedonisë së Veriut sipas modeleve të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut.  “Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e […]

Korrik 20, 2024 - 21:30
 0  4
Mickoski komenton “propozimin për kantonizimin e shtetit”: Janë tentime për prishjen e karakterit unitar të shtetit

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportimet në media se disa ekpertë ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI-ja dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, janë duke analizuar disa variante të ndarjes së Maqedonisë së Veriut sipas modeleve të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut.

 “Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e tyre të brendshme. Por, ajo me të cilën ata po tentojnë të shfaqen në opinion janë politika të dezintegrimit, prishjes së karakterit unitar të shtetit. Kam menduar se kanë marrë mësim dhe se do të dalin të kërkojnë falje për gjithçka që kanë bërë, vetëm atëherë do të mund t’i marrim seriozisht. Gjithçka tjetër e shoh tentim për të mbrojtur krimin, deklaroi Mickoski. /SHENJA/