Mickoski, midis reshtave, e porositi Micotakisin që ta padisë në Hagë nëse mendon se është shkelur Marrëveshja e Prespës

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski midis rreshtave e porositi kolegun e tij grek që ta padisë në Hagë në qoftë se mendon se është shkelur Marrëveshja e Prespës, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.  Deri te deklarata e këtillë erdhi pas pyetjes së gazetarëve deri te Hristijan Mickoski, që thoshte: “Kryeministër, kryeministri […]

Korrik 21, 2024 - 01:30
 0  4
Mickoski, midis reshtave, e porositi Micotakisin që ta padisë në Hagë nëse mendon se është shkelur Marrëveshja e Prespës
Hristijan Mickoski. Foto: Printscreen nga faqja e tij zyrtare në Facebook

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski midis rreshtave e porositi kolegun e tij grek që ta padisë në Hagë në qoftë se mendon se është shkelur Marrëveshja e Prespës, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk

Deri te deklarata e këtillë erdhi pas pyetjes së gazetarëve deri te Hristijan Mickoski, që thoshte: “Kryeministër, kryeministri grek thotë se Maqedonia nuk do të bëjë as një hap në Evropë në qoftë se udhëeqësia nuk jep deklaratë të qartë lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar të Prespës?”.

Mickoski fillimisht tentoi ta anashkalojë pyetjen me pretekstin se tashmë e ka thënë qëndrimin e tij dhe se duhet të flasë për tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët.

“Pozicioni ynë është i qartë. Ja, e lëshoi mundësinë që në dy ngjarje para gjithë botës të mund t’i kryqëzojmë argumentet. Jam i gatshëm sërish nëse nevojitet, çfarë ka bërë Maqedonia, çfarë ka bërë Greqia, të ulemi dhe të shohim. Nuk ka problem. Por unë do të doja ta lë të kaluarën pas nesh dhe të shikojmë drejt të ardhmes sepse qytetarët presin ardhmëri, ndërsa në atë ardhmëri janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha fillimisht Mickoski.

Por, në vazhdim të përgjigjes Mickoski megjithatë i hyri më thellë pyetjes. Filimisht shtoi se marrëdhlniet midis fqinjve janë rrugë dykahëshe. Pastaj akuzoi se fqinjët janë mësuar me politikanë pa kurriz dhe se qeveria aktuale nuk është aktuale.

Pastaj tha se nuk janë politikanët ata të cilët gjykojnë se nëse është shkelur ose jo Marrëveshja e Prespës.

“Nuk jemi ne ëolitikanët të cilët gjykojmë se nëse është shkelur ose jo ndonjë marrëveshje. Ka institucione. Ato janë gjykatat. Marrëveshja e Prespës, qëndron qartë, ka institucion i cili sjell aktvendim se nëse është shkelur ose jo, ndërsa ajo është Gjykata pë Drejtësi në Hagë. Derisa ne politikanët komentojmë vendime gjyqësore, tregojmë se kush ka shkelur e kush nuk ka shkelur, krijojmë precedentë. Kur një herë do të krijohet precedent në të drejtën ndërkombëtare, ajo mund të ketë implikime globale. Nuk jam unë ai i cili gjykon, se nëse Micotakis, Cipras ose dikush tjetër pas tyre do ta shkelë ose jo Marrëveshjen. Nëse unë mendoj se është ashtu, angazhojë avokatë, filloj proces dhe gjykata është ajo që dëshmon.Ndërsa me kërcënime, me shantazhime në shekulin 21, për fat të keq, më falni, jo vetëm që nuk dëshiroj të shërbehem, por të njëjtat i hedh poshtë dhe me të vërtetë jam i hamendur nga politikanë të cilët veten e paraqesin si politikanë evropian të shërbehen me lloje të këtilla të kërcënimeve dhe shantazhimeve”, deklaroi Mickoski.

Në fund të përgjigjes, megjithatë, Mickoski tha edhe se shpreson që Micotakis nuk ka dhënë deklaratë të tillë siç u parafrazua në pyetjen drejtuar atij.

Tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.

Edhe ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler para disa ditëve ka theksuar se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as me Bullgarinë për në Bashkimin Evropian. Ageler theksoi se marrëveshje tashmë janë “punë e kryer”