Pas akuzave të Milloshoskit, prokurori publik demanton se ka qenë në konflikt interesash
Në asnjë lëndë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë konflikt interesash, thonë nga PPRMV-së, pasi deputeti Antonio Milloshoski përmes një publikimi në Fejsbuk e ndërlidhi Lupço Kocevskin me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin, njofton Portalb.mk. “As në lëndën e përmendur, e as në ndonjë lëndë tjetër prokurori publik […]


Në asnjë lëndë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë konflikt interesash, thonë nga PPRMV-së, pasi deputeti Antonio Milloshoski përmes një publikimi në Fejsbuk e ndërlidhi Lupço Kocevskin me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin, njofton Portalb.mk.
“As në lëndën e përmendur, e as në ndonjë lëndë tjetër prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë konflikt interesash”, reaguan nga PPRMV-ja.
Milloshoski mëngjesin e sotëm shkroi se derisa Georgiev ka qenë gjykatës në Gjykatën Supreme, ndërsa Memeti anëtar dhe nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik, kanë bërë pazare në vend të drejtësië, pas çka shtoi se Kocevski ka bërë marrëveshje të lehtë me të dytë për dënimet e tyre.
Prokurori republikan Kocevski ditëve të fundit është temë e bisedës midis pjesëtarëve të shumicës qeveritare. Edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në intervistë për MKD.mk tha se dorëheqja e Kocevskit do të ishte hap i logjikshëm dhe i domosdoshëm për ruajtje të integritetit gjyqësor.
Më 11 shkurt, nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori. Më 14 shkurt, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa konkrete për shkarkimin e Kocevskit.
LEXO: Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij
Kurse më 7 shkurt deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, së bashku me deputetët e shumicës parlamentare të ZNAM-it dhe VLEN-it, dorëzuan në Kuvend interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi.
Kujtojmë se, që nga formimi i Qeverisë, kryeministri i vendit ka qenë decid se ky Këshill Gjyqësor i këtillë siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë.
- LEXO: Fillkov për propozimin për shkarkim të Kocevskit: Procedura nuk ka përfunduar nëse Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ
- LEXO: Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave
- LEXO: Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa konkrete për shkarkimin e prokurorit publik, Ljupço Kocevski
- LEXO: Këshilli Gjyqësor i RMV-së ankohet për presione nga politika
- LEXO: Mickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet te qytetarët, potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë KGj-së duhet të jetë me qëllim impozant para vetes
- LEXO: Partizimi i gjyqësorit në RMV, juristët: E papranueshme, politikanët nuk dinë ndarjen e pushteteve
- LEXO: RMV, nuk ka hapa konkrete për përmirësimin e situatës së përzierjes së politikës në gjyqësor