Mickoski: Në të ardhem do t’i rrisim pagat dhe ato do të kenë vlerë

Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë dhe ne do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për akuzat e LSDM-së se Qeveria e re nuk e ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritjen e pagave, si dhe kërkesat e sindikatave për rritje të pagës […] The post Mickoski: Në të ardhem do t’i rrisim pagat dhe ato do të kenë vlerë appeared first on InfoShqip.com.

gusht 24, 2024 - 23:00
 0  9
Mickoski: Në të ardhem do t’i rrisim pagat dhe ato do të kenë vlerë

Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë dhe ne do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për akuzat e LSDM-së se Qeveria e re nuk e ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritjen e pagave, si dhe kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale.

Ajo që po bën LSDM-ja është tentativë për të manipuluar dhe për të fyer qytetarin se ka memorie të shkurtër. Ne punojmë në bazë të Programit tonë zgjedhor. Hapeni Programin zgjedhor dhe mund të lexoni se çfarë ka. Ne punojmë në bazë të programit zgjedhor, sepse për atë program zgjedhor kemi marrë afro 450 mijë vota nga qytetarët dhe ajo është gjithçka për ne”, tha Mickoski.

Mickoski beson se LSDM-ja përmes njoftimeve, siç thotë ai, praktikisht po përhap gënjeshtra dhe vetë i besojnë ato gënjeshtra. “Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra. Tani kanë më pak mundësi për vjedhje për shkak se ata që vodhën, shumë shpejtë do të jenë para drejtësisë. Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra, ne do të vazhdojmë me punë. Ky është qëllimi ynë”, tha Mickoki.

Nga LSDM vazhdimisht kanë akuzuar se qeveria e re nuk e ka realizuar premtimin parazgjedhor për rritjen e pagave.

The post Mickoski: Në të ardhem do t’i rrisim pagat dhe ato do të kenë vlerë appeared first on InfoShqip.com.