Mickoski nënvlerëson regjistrimin: “Shkruaj–fshij”, mjegull dhe të dhëna të rreme!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka hedhur hije dyshimi mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, duke e përshkruar atë si “shkruaj-fshij”, një proces që – sipas tij – The post Mickoski nënvlerëson regjistrimin: “Shkruaj–fshij”, mjegull dhe të dhëna të rreme! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka hedhur hije dyshimi mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, duke e përshkruar atë si “shkruaj-fshij”, një proces që – sipas tij – është zhvilluar mbi “asgjë, erë dhe mjegull”. Këto deklarata i bëri gjatë një vizite në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup, ku u pyet për mundësinë e një regjistrimi elektronik të popullsisë në të ardhmen.
“Dy ose tre persona u ulën, ranë dakord: shkruaj-fshij dhe e përfunduan punën. Po ndodhnin gjëra të çuditshme që nuk bazoheshin në asgjë,” – deklaroi Mickoski, duke e krahasuar regjistrimin me një proces të papërgjegjshëm dhe jo transparent.
Ai tha se përgjegjësia politike i takon qeverisë së kaluar, por nuk përjashtoi as mundësinë e hetimeve penale, nëse vërtetohen shkelje.
Shqetësime për diasporën dhe përfaqësimin shqiptar
Deklaratat e Mickoskit vijnë në një kohë kur shqiptarët kanë ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u realizua regjistrimi, sidomos në vendbanime si Gërçeci, Kondova, Llojani, Merova dhe zona të tjera me shumicë shqiptare, ku raportohen manipulime, fshirje emrash dhe nënregjistrim.
Edhe pse Mickoski thekson se është pro votës së diasporës dhe pro një “njësie zgjedhore për të gjithë”, shumë përfaqësues të partive shqiptare dhe organizata qytetare e shohin këtë si një përpjekje për të zbehur përfaqësimin real të shqiptarëve, veçanërisht në nivelet lokale.
“Çdo qeveri duhet të bëjë zhvillim bazuar në disa të dhëna. Dhe bazuar në çfarë? Të dhëna të rreme?” – pyeti Mickoski, duke sinjalizuar se procesi ekzistues nuk është i besueshëm.
Regjistrimi elektronik dhe numri i këshilltarëve shqiptarë
Mickoski gjithashtu la të hapur mundësinë që regjistrimi elektronik të përdoret për të rishikuar ndarjen e këshilltarëve në zgjedhjet lokale, në rast se ka “dyshime për madhësinë e popullsisë”. Ky paralajmërim shkakton shqetësim të drejtpërdrejtë për komunat me shumicë shqiptare, pasi ulja artificiale e numrave mund të ndikojë në përfaqësimin e tyre në këshilla komunalë.
The post Mickoski nënvlerëson regjistrimin: “Shkruaj–fshij”, mjegull dhe të dhëna të rreme! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
