Mickoski para Aggeler: Dhëntë Zoti që ta bëjmë Korridorin 8! I pari jam që ta bëjmë, por siç duhet
-Duam ta bëjmë Korridorin 8, dhëntë Zoti që ta bëjmë Korridorin 8, i pari jam që ta bëjmë, por të jetë siç duhet, këtë e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen për kritikat e fundit që vijnë nga Berlini zyrtar për qeverinë e re, në lidhje me qëndrimet për ndërtimin e Korridorit 8, shkruan […]
-Duam ta bëjmë Korridorin 8, dhëntë Zoti që ta bëjmë Korridorin 8, i pari jam që ta bëjmë, por të jetë siç duhet, këtë e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen për kritikat e fundit që vijnë nga Berlini zyrtar për qeverinë e re, në lidhje me qëndrimet për ndërtimin e Korridorit 8, shkruan TV21. Mickoski në Shtip, në prani të ambasadores amerikane Angela Aggler, tha se vendi nuk ka ndryshuar interesat.
“Ne nuk flasim për asnjë ndryshim të interesit. Ne thjesht flasim se si duhet të bëhen punët në rrugë të drejtë. Kështu siç janë lënë, do të ishte çmenduri të pajtohemi si qeveri, në projekt që mbaron në gjysmë të tunelit, në rrugë qorre dhe të harxhojmë gjysmë miliardi para të popullit”, theksoi mes tjerash Mickkoski.
Kryeministri thotë se ka disa mangësi në marrëveshjen për ndërtimin e këtij projekti, shton se edhe pse u paraqit si FIDIC i verdhë, në realitet parasheh penale, të cilat mund të dëmtojnë buxhetin e shtetit.
“Dy faqe më pas në dokumentacionin e tenderit qëndron se kontraktuesi ka të drejta të penaleve dhe punëve të tjera, që praktikisht do të thotë se është FIDIC i kuq. Për shkak se është kështu, shumë lehtë projekti mund të vijë deri në 750 milionë e 800 mijë euro. Këtë ua them si inxhinier, jo si kryeministër i vendit. Kjo nënkuptoj minimum 500 milionë euro para si kredi, ose nga buxheti, nga qytetarët, dhe 200 milionë euro para nga eurobondet për 24 km, 22 tunele që do të mbarojnë në gjysmë tuneli, në rrugë qorre, pa e ditur se çfarë do të ndodhë në anën bullgare, sepse atje nuk ka projekt të qartë nëse do të vazhdojë tuneli”, deklaroi Mickoski.
I pari i ekzekutivit i bëri thirrje Bullgarisë që mos ta politizojë këtë çështje.
“Pse të mbarojmë në gjysmë tuneli, ejani ta përfundojë…të jetë me të vërtet vazhdimësi deri në Detin e Zi , siç e parasheh korridori strategjik dhe NATO. Nga Deti i Zi, përmes Bullgarisë, prej neve, në Shqipëri, deri në Itali. Por, të jetë siç duhet. Unë nuk bëj politikë nga kjo, siç bën fqinji ynë në lindje”, pohoi Mickoski./tv21.tv