Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit
Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se deri te Kuvendi ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e energjisë elektrike, transmeton TV21. Siç bëri të ditur Mickoski, me këtë do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike, siç thotë, […] The post Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit appeared first on InfoShqip.com.
Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se deri te Kuvendi ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e energjisë elektrike, transmeton TV21.
Siç bëri të ditur Mickoski, me këtë do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike, siç thotë, të cilin e pamë gjatë periudhës së kaluar.
“Çfarë paraqet ky propozim-ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë? Ai paraqet propozim – ligj me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht, standardi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur kurse me këtë propozim – ligj nuk do të lejohet ajo çfarë qarkulloi ditëve që lamë pas – të rritet në mënyrë dramatike çmimi i energjisë elektrike. Vlerësojmë se me këtë propozim – ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë me procedurë të shkurtër, veçanërisht amvisëritë që janë në grupin e parë dhe të dytë, nuk do të fitojnë fatura të larta të energjisë elektrike. Gjithashtu presim që edhe te ata, nga grupi i tretë dhe të katërt, rritja energjisë elektrike të mos rritet dukshëm, gjegjësisht ajo të sillet nga 1-2%”, tha Mickoski nga press qendra e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
The post Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit appeared first on InfoShqip.com.