Mickoski: Taravari vendosi të kthehet në përqafimin e Ahmetit, gjatë javës kemi takim përfundimtar

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot u shpreh se Arben Taravari po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit, ndërsa tha se e pret gjatë kësaj jave të ketë një takim pëfrunditmar me të. Ky reagim vjen pas deklaratës së Taravarit i cili mbrëm u shpreh se ASH më mirë të jetë në opozitë. […]

maj 11, 2025 - 15:00
 0  5
Mickoski: Taravari vendosi të kthehet në përqafimin e Ahmetit, gjatë javës kemi takim përfundimtar

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot u shpreh se Arben Taravari po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit, ndërsa tha se e pret gjatë kësaj jave të ketë një takim pëfrunditmar me të.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Taravarit i cili mbrëm u shpreh se ASH më mirë të jetë në opozitë.

“Pra, po, i kam dëgjuar ato deklarata, mendoj se zoti Taravari dhe disa njerëz rreth tij janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Më mbetet vetëm t’i uroj fat dhe shpresoj që javën e ardhshme të kemi një takim përfundimtar ku do të përmbledhim atë që është bërë dhe do t’i uroj mbi të gjitha shëndet, gjë që është më e rëndësishmja për të gjithë ne. Më duhet të them se më e pakta që prisja ishte që ai të kthehej në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, megjithatë ky është vendimi i tij dhe jam i bindur se është vendim i disave dhe jo vendim i antarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe i një pjesë të madhe të njerëzve që janë pjesë e kësaj qeverie”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.