Mickoski: Të dielën të punojnë të gjithë me mëditje të dyfishtë ose të mos punojë askush
Ose do të vlejë për të gjithë, ose për askënd, nuk do të udhëheqim politikë me standarde të dyfishta – thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në kontekstin se a do të ketë ndryshime në zgjidhjen ligjore për të dielën si ditë jo pune. Nëse ligji do të pësojë ndryshime apo […]
Ose do të vlejë për të gjithë, ose për askënd, nuk do të udhëheqim politikë me standarde të dyfishta – thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në kontekstin se a do të ketë ndryshime në zgjidhjen ligjore për të dielën si ditë jo pune. Nëse ligji do të pësojë ndryshime apo jo, thotë Mickoski, do të dihet pas seancës së ardhshme të Këshillit Ekonomiko-Social (KES), në të cilën Qeveria do të diskutojë me punëdhënësit dhe punëtorët, transmeton Portalb.mk.
“Këtë çështje e kemi diskutuar me sindikatat, me odat ekonomike, me punëdhënësit. Nuk e kemi diskutuar këtë çështje në një rreth të ngushtë dhe nuk kemi marrë vendim, që pastaj të mos dimë se çfarë të bëjmë me atë vendim. Nëse mendoni se do të bëjmë diçka me forcë, nuk do ta bëjmë. Në përgjithësi, katalizohen dy zgjidhje – njëra është që askush të mos punojë, si në një kryeqytet të një vendi në Evropën Qendrore, ose të paguhet mëditje e dyfishtë ose të merret vesh me sindikatat për kushte të ndryshme për të qenë në gjendje të punojë”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së deputetëve.
Ky është edhe qëndrimi personal i kryeministrit – se punëtorëve që arrijnë marrëveshje me punëdhënësit do t’u dërgohet rroga e dyfishtë ose e trefishtë ose se askush nuk do të punojë fare të dielave.
Siç tha Mickoski, 75 përqind e qytetarëve të cilët janë anketuar në sondazhet e tyre të opinionit publik, të cilat i bëjnë tre herë në muaj për nevoja të brendshme partiake dhe koalicionesh, e ndajnë këtë qëndrim.
“Nëse duam të diversifikojmë ekonominë dhe të ndryshojmë modelin dhe konceptin tonë ekonomik, në të ardhmen duhet të fokusohemi në proceset e prodhimit që nuk tolerojnë ndalimin e procesit të prodhimit. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë për pesë deri në dhjetë vjet nga sot, sepse realiteti në Evropë po ndryshon dhe është krejtësisht ndryshe, dhe qendra të tjera po shfaqen në hartën e prodhuesve kryesorë në botë”, tha Mickoski.
Kujtojmë se me 1 janar 2022, hynë në fuqi të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat, e diela u bë ditë jopune.
Kuvendi më 20 dhjetor 2021 miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie pune, me çka e diela u shpall ditë jopune, që ishte njëra ndër kërkesat kryesore të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Me zgjidhjen e re ligjore, e diela do të jetë ditë jopune për 92% të punëtorëve.